• |
ide | kryesore

Tjetër ngjarje e rëndë në Vlorë, punonjësin e bashkisë e zë korrenti teksa punonte për dekorin e qytetit

Lajme, Të fundit



Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Mësohet se në spital ka shkuar në gjendje të rëndë për jetën një 50-vjecar, punonjës i Bashkisë Vlorë, i identifikuar si Kostandin Sota. Ai ka qenë duke montuar dekorin e festave në qytet ku ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 50-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jeten. Dyshohet se shkak për ngjarjen ka qenë mungesa e kushteve të sigurisë në punë. Një ditë më parë Vlora u trondit nga një atentat me tritol ndaj biznesmenit Agron Alushaj, i cili ndodhet në Tiranë në gjendje kritike për jetën.

©LAPSI.al



1 Comment

  1. Meqe KM-ja i dhuroi 1 IPhome polices me rastin e prerjes se gishtave, ketij te varfrit me aiguri do t’i fale 1 Multimeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *