• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo bën historinë, vetëm një lojtar i Juventus mund të matet me CR7

Sport, Video



Juventus nuk ndalet më (fitorja e 12 në 13 ndeshje e starti më i mirë i të gjitha kohërave në Serie A) e bashkë me skuadrën edhe njeriu simbol i saj, Cristiano Ronaldo, që me golin e shënuar ndaj Spal, i dhjeti sezonal që kur është veshur bardhezi, jo vetëm është bërë golashënuesi më i mirë i kampionatit me 9 rrjeta, por edhe ka hyrë direkt në historinë e bardhezinjve.

Kundër Spal, në të 29′, ka mbërritur edhe goli i 9 në 13 javë, duke barazuar sulmuesin e Genoa Piatek, në krye të klasifikimit. E përvec kësaj, ka një të dhënë që duhet të bindë edhe më kritikët: Cristiano ka marrë pjesë aktive në 52% të golave të skuadrës së Allegri në kampionat.

Portugezi për të 14 sezon rradhazi mbërrin në shifra dyshe – këtë herë 9 gola në kampionat, një në Champions League – e shton një tjetër viktimë në koleksionin e tij. Skuadrat kundër të cilave ka shënuar, bashkë me Spal, bëhen 140. CR7 konfirmohet kështu shënuesi më i mirë në Europë për 2018: 33 vjec dhe 31 gola në një vit kalendarik.

Një debutim spektakolar, që e ka futur Ronaldon në histori: vetëm një lojtar i bardhezinjve në histori mund të matet me portugezin. CR7 është i pari që nga Pietro Anastasi në sezonin 1968-69 që shënon 9 gola në 13 ndeshjet e para për klubin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *