• |
ide | kryesore

Millwall-Bolton, historia absurde e Steve Perry: nga tifoz në stadium, asistent që festonte për pritjet e portierit të skuadrës së tij

Sport



Nga tifoz në asistent të arbitrit, kalimi është i shpejtë. Historia që vjen nga ndeshja e Championship mes Millwall e Bolton është e pabesueshme. Nuk ka të bëjë fare me lojëra të shkëlqyere apo gola në minutën e fundit. Protagonistë, në këtë histori, janë arbitrat, e një seri dëmtimesh që bënë të mundur që Steve Parry, arbitri me një dashuri të madhe për Millwall, që ishte në stadium si tifoz, të bëhet asistent i linjës në ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës.

Që nuk do të ishte një ditë normale, u kuptua shpejt kur Tony Harrington, arbitri i caktuar për të drejtuar takimin, nuk u prezantua sepse ishte i sëmurë. Në vend të tij, arbitri i katërt Lee Swabey mori gjykimin në dorë. Por në mesin e pjesës së parë ndodhi episodi vendimtar: zëvendësuesi i arbitrit u dëmtua, duke u kthyer në funksionin fillestar, atë të arbitrit të katërt. Në vend të tij një nga asistentët, e në vend të asistentit …Steve Perry.

Perry, që zakonisht arbitron ndeshjet në divisionin e parë të jug-lindjes, nuk ka qenë në gjendje të fshehë dashurinë e tij për Millëall, duke u ekzaltuar pas një ndërhyrje të dyfishtë të portierit të tyre. “Një situatë kaotike”, tregon tekniku i Bolton, sipas The Sun: “Kur festoi për pritjen e portierit të Millwall ne i thamë, ‘mik duhet të jesh i paanshëm’, por pastaj u soll mirë”. Një garë që do të futet në histori. Ose që të paktën do ta kujtojë gjithë jetën Perry, që për një ndeshje pati nderin ti ofronte shërbimin e tij skuadrës së zemrës Millwall.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *