• |
ide | kryesore

Video/ Rrëshqitëse në shi në rrugët e Milanos, tifozi i Newcastle theret me thikë: Digos nis hetimin

-Instant, Sport, Video
Digos



Nga rrëshqitjet lozonjare të pasdites së djeshme në rrugët e Milanos gjysmë të zhytura në ujë, te episodi i shëmtuar gjatë natës. Një tifoz 58-vjeçar i Newcastle u godit me thikë pak pas mesnate në zonën e Navigli. Bëhet fjalë për një nga destinacionet e zgjedhura nga ekipi anglez në transfertë, mes rrugëve Segantini dhe Gola. Nuk dihet ende nëse ka qenë përleshje apo pritë dhe nëse ka ndodhur për arsye futbolli apo diçka tjetër. Një plagë me thikë në shpinë, dy në krahë, më pas ndërhyrja e urgjencës  dhe policisë. Sipas asaj që mësohet nga spitali, gjendja e tij nuk është e rëndë. Digos tashmë po heton, por alarmi është rritur për ndeshjen e Champions League mes Milan dhe Newcastle pasdite në orën 18:45.

Lexo më tej: Ibrahimovic në Milanello: suedezi motivon Milan para Champions

Një anglez 58-vjeçar, tifoz i Newcastle, u godit me thikë mbrëmë në Milano. Ai ka marrë një plagë me thikë në shpinë dhe dy në krahë. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, nga një grup prej shtatë/tetë personash, teksa tifozi ndodhej në shoqërinë e një miku. Një makinë policie ka ndërhyrë në vendngjarje dhe i riu është dërguar në spitalin Poliklinik. Informacionet  që filtrojnë nga mjekët tregojnë se anglezi nuk është në gjendje të rëndë. Digos është duke hetuar episodin, por për momentin nuk është e mundur të përcaktohet nëse personi është sulmuar për arsye futbolli apo për arsye të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *