• |
ide | kryesore

A ka ndodhur diçka mes Bebe Rexhës dhe Rita Orës?!

Paparazzi, Slider



Rita Ora festoi dje 28-vjetorin e lindjes. Ylli i muzikës mori shumë urime në Instagram, përfshi këtu urimet nga miqtë e afërt por edhe personazhe të njohur.
Por ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e një urimi publik nga këngëtarja Bebe Rexha. Rita nuk ka marrë asnjë urim për ditëlindje nga mikja e saj më e mirë.
Dy këngëtaret njihen për marrëdhënien e tyre të ngushtë dhe gjithmonë e kanë përkrahur njëra-tjetrën.
Në shumë evente ato janë shfaqur bashkë, por kohët e fundit Bebe është parë shumë në shoqërinë e Dua Lipës dhe fansat e kanë kritikuar se po harron Ritën.
Bebe e mohoi këtë fakt, duke pohuar se e ruan miqësinë me të dy këngëtaret shqiptare, por mesa duket pohimet e fansave janë të vërteta.
Mbetet për t’u parë nëse marrëdhëniet mes Orës dhe Rexhës janë prishur apo jo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *