• |
ide | kryesore

Adrola dhe ish-bashkëshorti së bashku në Paris për ditëlindjen e djalit

Paparazzi, Slider



Divorci i modeles së njohur shqiptare, Adrola Dushi, nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut.
Adrola u shpreh se nuk e cilësonte si gabim martesën, por vendimi i tyre erdhi në një kohë kur ishin shumë të rinj.

Ndërsa ditën e djeshme modelja uroi Troin për 5-vjetorin e ditës së lindjes me një dedikim emocionues, ajo postoi një foto nga Parisi.

Nënë e bir pozuan të përqafuar, teksa në sfond dukej e ndriçuar Kulla Eiffel. Nëse të gjithë kishim pikëpyetje se me kë ndodhet në Francë bukuroshja shqiptare, kurioziteti na shuhet nga babai i Troit, Adisi.
Ai gjithashtu hodhi një postim nga Kulla Eiffel dhe nga “Disneyland”, por dyshimet tona u vërtetuan pasi Adis postoi foton me të birin.

“Sa dashuri e madhe është për ty, veç ky shpirt mundet ta tregoj! Të dua shumë shoku i babit. Gëzuar ditëlindjen. 100 vjeç u bëfsh! Shijoje jetën se u rrite tani o mbret! Të dua o Toi!”, thuhet në mbishkrimin e fotos ku pozojnë babë e bir.

Duket se për të festuar këtë 5-vjetor të djalit të tyre dyshja ka vendosur që të bashkohet në Paris, në mënyrë që Troi të ketë ditëlindjen që ëndërronte.

Kujtojmë se gjatë intervistave më herët për ndarjen, Adrola është shprehur:
“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *