• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni mënyrën më spektakolare të ndalimit të shënimit të një goli nga tifozët

Sport, Video



Feyenoord-Psv në kampionatin hollandez është një nga ato ndeshje që prodhojnë gjithnjë spektakël, tension e që tërheqin vëmendjen. Por këtë herë përplasja e dy skuadrave të famshme të Eredivisie nuk është në qendër të vëmendjes për rezultatin e siguruar në fushë, por për atë rezultat që mund të ishte arritur.

Pikërisht kështu, sepse ndeshja është mbyllur 2-1 por mund të kishte shkuar shumë më ndryshe, sidomos për miqtë. Në minutën e 74, në fakt, një kundërsulm i rrezikshëm i PSV është mbyllur pa sukses falë ndihmës, jo sportive, të tifozëve vendas që kanë lëshuar një top të dytë në fushë, duke krijuar një kaos e duke detyruar arbitrin të ndalojë ndeshjen.

Të kota protestat e Psv, sepse mënyra e pazakonte e tifozëve të Feyenoord ka rezultuar e suksesshme dhe i ka mohuar Eindhoven praktikisht një gol të sigurtë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *