• |
ide | kryesore

Video/ Atletico përmbys Inter dhe e eliminon me penallti: Sancho e Reus çojnë Dortmund në çerekfinale

F1, Sport, Video
Atletico



Mbrëmje e madhe futbolli në Champions League. Borussia Dortmund kualifikohet në çerekfinale të kompeticionit, duke mundur në Iduna Park 2-0 PSV Eindhoven. Pas barazimit 1-1 në Holandë, nën Murin e Verdhë holandezët u dorëzuan në golat e Sancho e në shtesë Reus. Atletico Madrid, në ndeshjen tjetër, përmbysi Inter në Wanda Metropolitana 2-1, duke e cuar ndeshjen në kohët shtesë, e më pas duke i eliminuar zikaltrit me penallti.

ATLETICO MADRID 2-1 INTER

Inter, këtë herë Madridi nuk rimon me festën: befasi e madhe, Atletico Madrid kalon me penallti pas 2-1 në kohën e rregullt dhe atë shtesë. 120 minuta betejë në Champions League shkojnë për Cholo Simeone dhe në Metropolitano të Madridit është Atletico që hyn në tetë të mrekullueshmit e Europës, në çerekfinalen e kupës më të rëndësishme. Inter i teknikut Simone Inzaghi, që u drithërua për pjesë të gjata të ndeshjes, por në fund po mbante në këmbë kualifikimin, u dorëzua nga njëmbëdhjetë metrat. Pas avantazhit zikaltër me Dimarco (33′), spanjollët përmbysën gjithcka me Griezmann (35′) dhe Depay (87′) për të shënuar rezultatin 2-1 në minutën e 90′. Ndeshja shkoi në shtesë vetëm se Depay goditi shtyllën në minutën e fundit.

Lexo më tejVideo/ Raya heroi i Arsenal, në çerekfinale pas 14 vjetësh me penallti: Rrahmani nuk mjafton për të kaluar Barçën

Nuk u shënuan gola të tjerë në kohën shtesë dhe ndeshja u vendos me llotarinë e penalltive. Calhanoglu e nuk zhgënjeu në penalltinë e parë, Depay gjithashtu. Sanchez dhe Saul e lanë veten të hipnotizuar nga portierët, por Oblak priti edhe goditjen e Klaassen. Nuk e shpenzoi dëm mundësinë Riquelme, ndërsa edhe Acerbi e Correa shënuan në tentativën e tyre. Gabimi final ishte ai i Lautaro, që e fluturoi topin në qiell e bashkë me topin edhe ëndërrat e Inter, i eliminuar.

BORUSSIA DORTMUND 2-0 PSV EINDHOVEN

Në ndeshjen e dytë kthimit të raundit të 1/8 të Champions League 2023/24, Borussia Dortmund mposhti PSV Eindhoven 2-0 dhe u kualifikua në raundin tjetër. Gjermanët, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Holandë, e thyen menjëherë ngërçin me Jadon Sancho në minutën e 3′. Një gol që e thjeshtoi shumë punën e skuadrës së Terzic. Në pjesën e dytë, sidoqoftë, bardhekuqtë e PSV ishin afër barazimit dhe goditën shtyllën me Lozano. Pastaj, Dortmund e rriti presionin dhe pasi pa golin e Fullkrug të anulohej me VAR, mbylli llogaritë në minutën e 95′ me golin e dytë të Reus. Terzic dhe BVB fluturojnë në çerekfinale, ndërsa PSV eliminohet me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Round of 16 Champions League

*Atletico Madrid 2-1 Inter (2-2) pen 3-2
Borussia Dortmund 2-0 PSV Eindhoven (3-1)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *