• |
ide | kryesore

Gabriel Garko:Mjaft me akuzat si gay

Paparazzi, Slider



Gabriel Garko në një intervistë për “Chi” ka folur për jetën e tij private si dhe ka treguar arsyet e largimit nga skena për disa muaj. Ai ka treguar se bëri këtë zgjedhje që të gjente një qetësi shpirtërore. “Faleminderit miqve te mi dhe librave që ndikuan në këtë pushim timin.”

Ai ka folur edhe për dashurinë dhe u shpreh se është pak i frikësuar për këtë pjesë sepse është shumë egoist,nuk di kur të jap dhe kur të marrë nga një marrëdhënie. Garko gjithashtu shtoi se: “Nuk më intereson se po kalon koha dhe unë nuk kam krijuar një familje, harrojeni nuk jam unë ashtu siç mendoni ju”.

Por sigurisht aktori nuk ka lënë pa përmendur edhe akuzat në lidhje me homoseksualitetin dhe u shpreh: “Unë jam lodhur duke i mohuar këto akuza.Të akuzojnë dikë për atë që nuk është është për të të ardhur keq. Ata të bëjnë të vuash me këto gjëra fallso. Ligësia e shfrenuar në rrjetet sociale më frikëson dhe kjo është një arsye më shumë që nuk i duhet dhënë hapësirë çdo njeriu.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *