• |
ide | kryesore

Media greke për vrasjen e 18 vjeçarit: U vra nga një shqiptar

Lajme
Media greke për vrasjen e 18 vjeçarit: U vra nga një shqiptar



Media greke ka raportuar ditën e sotme se 18 vjeçari shqiptar i vrarë, Marios Isak, është qëlluar prej një bashkëmoshatari të tij, edhe ai me origjinë shqiptare.

Gjithashtu në media është thënë se vrasja është pranuar prej autorit të pretenduar. Flitet për një miqësi të hershme mes dy djemve, të cilët janë konfliktuar pasi kanë dalë nga kafja.

Autori i kësaj vrasje është shprehur se e ka vrarë jo qëllimisht Mariosin, por në konflikt e sipër. 18 vjeçari, i cili ishte i aktivizuar dhe në ekipin e futbollit Heracles në Kavala, u qëllua me dy plumba.

Sipas raportit të mjekësisë ligjore, plumbi që goditi të ndjerin në gjoks, i ka shpuar atij mushkrinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *