• |
ide | kryesore

Patozi: Protestën e studentëve vetëm Basha mund ta fikë

Lajme, Të fundit

Ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi thotë se protesta e kësaj të marte e studentëve ishte një mesazh i mirë, por ai nuk duhet të shpërdorohet nga politika.


“Shtimi i protestave janë një mesazh i mirë se tregojnë për zgjimin e shoqërisë. Protestat tregojnë një qeverisje të ngecur e të korruptuar që nuk ngjall asnjë lloj entuziazmi. Edi Rama e ka marrë lehtë këtë histori sepse ka pasur parasysh Bashën dhe reagimin e tij të cilin ai ka treguar se nuk e ka problem.


Protesta e sotme e studentëve është e vërtetë. Ata kanë një akumulim pakënaqësie ndaj qeverisë. E kam parë me sy pozitiv. Gjeja e vetë që mund ta fikë këtë protestë është shfaqja e Bashës apo dikujt tjetër politik” – tha Patozi në emisionin “Byro Politike” në Abc News.

“Në dhjetor ’90, studentët u ngritën kundër një partie-shtet që po e çonte vendin në greminë ekonomike. Sot Shqipëria 28 vjet më vonë është në të njëjtën pikë” – tha ish-numri 2 i PD-së.

8 Comments

  1. More mirë Rama që ështëshfazuar fare këto muajt e fundit, po ky Patozi ç’të ketë pësuar vallë nga trutë ?
    Është bërë si ai i çmenduri të cilit i ishte fiksuar në kokë se është kokër misri e do më hajë pula e kur medemek doli i shëruar nga spitali e mjeku i tha se tani nuk mendon më se je kokë misri, ai u përgjigj: Unë e dij që nuk jam kokër misri po a e di vallë pula ?
    Edhe Patozit i është mbushur mëndja se është kokër misri e do ta hajë “pula” Basha.
    Po nuk paska ndonjë mjek që mund t’ju bëj derman Ramës e Patozit ?

  2. Pak fresk per Ramen, ne kete situate do e beje ky i rrezuari nga djepi, por prape, vuan nga sedra e karieres se humbur, e tregon tek, tuk ndonje fabul qe te sulmoi opoziten, e sidomos z BASHA.Patozi po tregon qe me shume beson Ramen, sesa opoziten, kete e thote kjarte kur shprehet se Rama e ka ne xhep Bashen. Por nese do ish si demokrat ky pinjoll i harreses, nuk do mund te arrinte deri ketu. Nje pyetje,,,,,Kujt po isherben gjendja jote ne kete llogore? Popullit, opozites, apo qeverise se qelbesirave? Me duket se je ndyer, e bere llum me sektin e trashegimtareve qe i ke miq ne pushtet.

  3. Per kete kam pasur respekt, mendoja qe ishte figure e PD-se. Por me keto deklaratat e tij idiote nuk e kuptoj dot fare se cfare do qe te beje. Duket sikur Basha paska pasur te drejte per largimin e tij dhe te asaj ndrikulles qe tani eshte hedhe ne krahet e Rames…

  4. Beret Patosi se do me perfitu ndonje post Si Ridvani,Majlinda, Jozefina Ka harruar qe tradhetaret perdoren dhe flaken nga ato qe i perdorin.Shume e thjeshte ne qoftese ke tradhetuar partine tende qe te beri deputet si te besojne te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu