• |
ide | kryesore

Ermal Mamaqi përballet me kritika të shumta pas publikimit të dy femrave me bikini

Paparazzi, Slider

“Paragjykues”, “seksist”, këto janë fjalët që shoqëruan foton e Ermal Mamaqit pas publikimit në Instagram. Ai u vu sërish në qendër të kritikave pas publikimit të dy femrave me bikini, të realizuar në Florida.
“Unë po prisja të shikoja ato vajzat me patina që kemi parë në filma. U zhgënjeva. Këto nuk kishin patina”, shkroi Ermali bashkëngjitur fotos.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit të cilët i shkruajnë Ermalit se nuk ka të drejtë të publikojë foton me bikini të ndonjë femre në profilin e tij publik në Instagram.

“Nuk është as për të qeshur. Nuk janë gjykues si puna jote atje. Kështu është kur vete shqiptari jashtë, i duket vetja perfekt”, i shkruan një komentuese.

Shumë ndjekëse femra e kanë marrë për ofendim deklaratën e tij referuar dy grave që janë me disa kilogramë më shumë:

“Sido që ta kenë trupin nuk ke asnjë të drejtë të ofendosh një femër në këtë mënyrë”, i shrkuan një tjetër.

Të tjerë komentues kanë kujtuar edhe rastin e të dashurës së blogerit Nas Daily, e cila qau në emision pasi u ndje e ofenduar nga pyetja e Kejvinës:

“Ermal kjo është shumë ofenduese dhe pastaj pyet se çfarë i thamë ne asaj që qau, e shumë nga këto gjërat që bën ti. Kjo është shaka pa kripë fare. Nëse kërkon femra mbi patina, hip Amin dhe bëji një foto. Nuk është për të qeshur”. Ermali nuk ka reaguar aspak ndaj këtyre komenteve të drejtpërdrejta.

3 Comments

  1. Keto jane ‘komedianet’ qe jetojne ne Shqiperi ofendojne pa asnje pergjegjesi duke harruar qe njeriu reagon ne menyra te ndryshme. Ermali, shitesi i vogel i cigareve qe sajonte historira se do i hiqnin mamane nga puna ( nuk ka ndodhur kurre ne banka te hiqen punonjes per arsye politike me perjashtim te ndonje drejtuesi qe bente pune partie pa asnje vlere profesionale). Ermali vete eshte obese dhe do te largoje vemendjen nga vetja per pak vemendje… Drejtuesit e TV ku punon duhet ta shohin kete ‘sjellje’ prej kengetari, buznesmeni dhe dtejtues emisioni (qe eshte ne nivel medioker ne te treja keto).

  2. Keto qekan elegante. Hajde shko anej nga filadelfia dhe do tmerrohesh…Tooooo many junk and junkies…pun amerikonesh qe I kujtonim sikur ca ishin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu