• |
ide | kryesore

Video/ Fellaini i shkul flokët Guendozi por falet: Arsenal i tërbuar me arbitrin

Sport, Video



Një ndeshje spektakolare në Old Trafford, e përfunduar 2-2 me dy avantazhe të fshira nga rikthimet e shpejta të Manchester United, por ajo kundër Arsenal nuk mund të përfudnonte pa polemika. Topcinjtë janë të nervozuar për një episod, që ndoshta mund ti kishte dhënë një shans më shumë për ta fituar ndeshjen.

Në minutën e 87, Maoruane Fellaini ka bërë një veprim antisportiv, por që arbitri i ndeshjes Andre Marriner nuk e ndëshkoi me karton të kuq. Fellaini i shkul flokët Guendouzi, pikërisht përpara gjyqtarit Marriner, që vazhdoi lojën.

Arsenal nuk ka rezerva vetëm për këtë episode, por reklamon edhe ndërhyrjet e ashpra të mbrojtësit argjentinas Rojo, përsëri në dëm të Matteo Guendouzi, ku u ndëshkua vetëm me të verdhë, ndërsa pretendohet se ndërhyrja me taka ishte për karton të kuq.

Edhe goli i barazimit i Manchester United në pjesën e parë ishte një gol i shënuar në pozicion jashtë loje por që gjyqtari e konsideroi të rregullt.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/7PNTGmQ58E74M2uQbJNI_05_bcdcfdaa2fbd9b5da68537fa90f605e3_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *