• |
ide | kryesore

Studentët marrin vendimin, çfarë do ndodhë me protestën të dielën

Lajme, Të fundit



Për 8 orë edhe këtë të shtunë studentët protestuan përpara ministrisë së Arsimit. Ata refuzuan takimin me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla të cilës io bënë të qartë se nuk tërhiqen derisa të shohin kërkesat e tyre të plotësuara. Protesta vijoi deri në orën 17:00 duke u mbyllur me fjalët: “Nuk ka kompromis”. Ndryshe nga herët e tjera, ata kanë ndenjur edhe 30 minuta më shumë. Të rinjtë thanë se tubimi do të vazhdojë edhe të dielën sërish në orën 10:00, para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në momentin e largimit studentët, ashtu si dhe ditët e tjera kanë mbledhur edhe plehrat e lënë pas, duke shpërndarë në këtë mënyrë një mesazh qytetarie. Studentët ndezën qirinj dhe u zotuan se do të kthehen nesër për të vazhduar qëllimin e tyre. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. SHIKONI ME VEMENDJE SE C’MLLEF KA NE SHOQERI, TE GJITHE JANE TE GEZUAR DHE MEZI PRESIN CDO NDODH . O ZOT I MADH NESE NUK PLOTESOHEN KUSHTET EKONOMIKE DHE POLITIKE RILINDJA DO PERFUNDOJE ME KEQ SE KOMUNISTET E 90.

  2. Pa dialog nuk do fitojne asgje,dhe ne vitin 1990 studentet pranuan dialogun dhe fituan,ndryshe do te quhen anarkiste me financime…………………!

  3. Ka vetem dy rruge per protestën, ose do radikalizohet dhe studentet do fitojne, ose e dyta do te shuhet duke u tkurur dita dites nga njerezit e paguar brenda protestes.Zgjatja e saj sherben per zgjatjen e jetes se hajduteve

  4. Studentet po tregohen te permbajtur dhe paqesore. Mundohen mos e ngaterrojne kazusen e tyre. Por lind pyetja, ke kane perballe?! Perballe kane nje sekt , nje bande qe mendon cdo moment si e si ti percaj, mashtroj dhunoj e bej presion. Kjo qeveri , kaq e korruptuar , me perfaqesues kaq medioker, kerkon sjellje tjeter. Me arrogancen qe shfaq, skandalet pa fund, grabitjen e organizuar ne grup te pasurise publike e taksave tona, meriton nje reagim me te vendosur. Edi Rama nuk duhet dhe nuk mund te jete me kryeministri i ketij vendi. Studentet duhet te zgjedhin nje perfaqesi te tyre te besuar, ( ka intelektuale plot) te paperfshire me heret ne rangjet e larta te politikes, dhe duhet te fillojne me kerkeses e pare, LARGIMIN e KRYEHAJDUTIT, me sherbetoret e tij Gjiknuri Ahmetaj, Dako, Sejdini, Cela, Qendro, nje cet e organizuar ne grup kriminal per te zhvatur gjithcka qe ju del perpara. Vetem atehere do kete kuptim kjo levizje.

  5. Ciciio ne 90fituan neokomunistet me ne krye korbin sali dhe per dy vjet studentet u larguan nga shqiperia nen kercenimin e guerilsave te saliut,dhe ja ku jemi sot korbi sali kerkon ti bej pis kauzen e tyre,por korbin sali dhe sorrat si puna jote koha ka kaluar neokomunistat e 90 nuk ka me shanc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *