• |
ide | kryesore

Studentët e mjekësisë për vendimin e Kushtetueses: Ne fituam dhe e dhamë leksionin tonë

Lajme, Të fundit



Studentët e mjekësisë në një deklaratë për mediat kanë reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Studentja Dea Guri tha se protesta e arriti fitoren parë dhe se do të ndjekin çdo hap të çështjes. Guri u shpreh se studentët janë kthyer në leksione dhe janë aty për të ndjekur mësimet me dinjitet për të qëndruar në këtë vend.

“Pranohet për herë të parë nga Gjykata Kushtetuese pezullimi ligjit. Jemi shpresëplotë që do të fitojmë. Lufta bëhet për të qendruar në këtë vend për dinjitet. Seanca e rradhës do të mbahet në 21 Dhjetor dhe ne do të jemi aty për të ndjekur çdo hap. Kemi gjetur mirëkuptimin nga të gjitha palët. Shpresojmë shumë që drejtësia të jap përgjigjen e merituar. Falenderojmë prindërit dhe të gjithë ata që na u bashkuan dhe ata që ishin skeptik. Ne tani ja besojmë Gjykatës Kushtetuse gjithë vijimin e çështjes dhe nga ana tjetër theksojmë se studentët e dhanë leksionin e tyre, edhe se ata gjithmonë fitojnë. Përsa i përket tarifës nuk ka më koment se është qartë duke qenë se ligji u pezullua.”-tha studentja.



6 Comments

  1. Tani ose jane budallenj ose bejne. Gjykata kerkon pezullim pra bllokim per momentin te ligjit derisa te behet hetim i detajuar. Pra me vone mund te aprovojne ligjin ekzistues me ndryshime sipas rastit.

  2. Studentët e Mjekësisë “fituan” per te humbur shqiptaret qe nuk duan ta braktisin vendin e tyre…

    Nje fitore si e Pirros dhe nje “leksion” i mbrapshte per rinine qe kerkon te ndryshoje e perparoje atdheun e vet.

  3. Keni fituar noc rrokun !

    Ligji është pezulluar!!!

    Nuk është shfuqizuar!

    Ua futi rama prapë!

    Sa te qetesoheni pak do dali vendimi i gjk ku jo do merrni karin siç e kanë marrë të gjithë ata që i kanë pushuar protestat ndaj ramës

    e keni të sigurt që gjk do ua fusë me noi teknikalitet po e latë protestën në mes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *