• |
ide | kryesore

100 milionë euro për Koulibaly, çmenduritë e merkatos nuk kanë fund

Sport



José Mourinho dëshiron me cdo kusht Kalidou Koulibaly tek Manchester United e është gati të bëjë një ofertë të cmendur që në janar për të marrë mbrojtësin senegalez nga Napoli. Sipas britanikes ‘The Times’, Red Devils janë gati të investojnë 90 milionë stërlina (100 milionë euro) për të bindur Aurelio De Laurentiis të privohet nga qendra difensive.

Manchester United, pasi ka dështuar në blerjet, asnjë prej të cilave të lira, të Bailly, Lindelof, Smalling e Jones, është i bindur se e vetmja mënyrë për ta bërë mbrojtjen hermetike është ti rrëmbejë Koulibaly, Napolit. Mision aspak i lehtë duke qenë se lojtari ka një kontratë deri në 2023 e De Laurentiis edhe në të kaluarën i ka rezistuar shumë sulmeve, mbi të gjitha nga Premier League.

Por këtë herë, oferta është e jashtëzakonshme, një shifër që do ta bënte qendrorin senegalez mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, duke i marrë vendin e parë Virgil Van Dijk, që në janar Liverpool e mori nga Southampton për 84 milionë euro. Kështu, De Laurentiis ka 100 milionë motive për ta pranuar propozimin e United. Por ka edhe një motiv për të mos e bërë: pa Koulibaly skuadra e Ancelotti do të humbiste një potencial të jashtëzakonshëm, duke qenë se flasim për një nga pak të pazëvendësueshmit në skuadër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *