• |
ide | kryesore

Jelekët portokalli: Do t’i vëmë flakën bultozerëve të oligarkëve të Ramës

Arkiva, Kryesore

Banorët e “Astirit” kanë avancuar sot kërkesat e tyre duke kërkuar anullimin e të gjithë projetit të “Unazës së Madhe”. Nga kërkesa për mosprishjen e shtëpive të tyre, ose kompesim 100% banorët të gjithë në kor thërisnin: “Projekt hajdutësh, qeveri hajdutësh”,  në sytë e kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetëve të opozitës së bashkuar.

Dalja e parregullësive të tenderit 40 milionesh në emisionin “Të paekspozuarit” dhe konfirmimi i autoriteteve amerikane se ai është fituar me dokumenta të fallcifikuara, i ka dhënë një hov kërkesave të tyre.

Kjo ka bërë që nga halli i një komuniteti protesta të përshkallëzohet në një problem sistemik. Ata kanë kërkuar të dielën në mbrëmje as më pak dhe as më shumë sesa largimin e kryaministrit Rama, ndërkohë që kanë pasur një paralajmërim për oligarkët më të cilët ai ndan paratë: “nëse ata guxojnë të sjellin makineritë e tyre për të shembur shtëpitë tona, ne do ti vëmë flakën atyre” tha njëri nga protestuesit e ngjitur në tribunë i cili u pasua nga brohoritjet e turmës.

Një thashethemnajë e përhapur ditët e fundit pretendon se bultozerët për shembejen e shtëpive mund të shfaqen të martën tek unaza e re, pikërisht ditën që studentët kanë paralajmëruar kulmin e manifestimit të tyre. Pikërisht për këtë organizatorët e tubimit tek unaza kanë filluar të sillen edhe si politikanë. Megjithëse u përzuna një ditë më parë nga protesta para ministrisë së arsimit ata deklaruan se e mbështesin me të gjithë forcën atë.

Por gjatë mbrëmjes së sotme, banorët kanë paralajmëruar se ka informacione që ditën e martë në mëngjes do të sulmohet Unaza e Re, ndërsa kanë bërë thirrje që të mos largohen, që të mos gjenden të papërgatitur. Në ditën e 36-të të protestës ata u shprehën të vendosur që projekti duhet të anulohet në të 3 lotet.

©Lapsi.al

9 Comments

  1. PD po vazhdon gabimet e saj me mbeshtetjen e ketyre zaptuesve. Ka mijra qytetare qe nuk duan te paguajne me taksat e tyre keta zaptues.

  2. O i paemer. ok qen koperative ndryshe do te komentoje po te ishte. shtepia yte per tu prish nga kete oligarke qe e kan ne plan te vjedhin 18 milion euro me nji kompani fantazme hapi syt o mo tu hapshin kur

  3. Nese do tregojne vendosmeri sic kane treguar deri tani, dhe nevalen e ketyre protestave qe do perfshijne gjithe vendin, do ti marrin leket qe ju takojne nje me nje.
    Kjo eshte Rilindja
    Nga njera ane ben sikur mbron interesin e shumices, dhe nga ana tjeter vjedh 18 milion euro me nje dore.
    Nuk paska patur race me te poshter.
    Por tani duket qe ju ka ardh fundi.

  4. Hajdutet bertasin kunder hajduteve.
    O qija robt ky vend sbehet. Ky vend ka vetem hajdute qe bejne si te ndershem. Duke filluar nga kta kokcepshat e unazes.

  5. Bravo shpellare digjini,ju ne burg per prishje prone,korbi i zi sali,luli tallin bythen me ju,rama nderton unazen e re,projekt i 1989,ju skiftera shishen e shurres kur tju therrasi korbi sali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu