• |
ide | kryesore

U mbyt në lumin Seman, gruaja gjendet pas 5 ditësh

Të fundit



Liljana Tafa nga Zhupani i Fierit, u gjet e e mbytur ditën e djeshme rreth orës 19:00 në plazhin e Ndërnënasit. 56 vjeçarja, e cila vuante nga depresioni dyshohet të jetë hedhur në lumin Seman.

Mëngjesin e 5 dhjetorit, Liljana ka dalë për të derdhur plehrat, duke mos u kthyer më kurrë. Për herë të fundit është takuar me një fqinje me të cilën ka shkëmbyer vetëm disa fjalë. Më tej, fqinja i kishte treguar bashkëshortit të Liljanës se e kishte parë këtë të fundit tepër të shqetësuar dhe se ishte nisur drejt Fierit.

Liljana nuk kishte marrë telefon me vete. Pasi nuk u kthye në shtëpi, familjarët të shqetësuar e kërkuan për 5 ditë pa gjetur asnjë gjurmë të saj. Mbrëmjen e djeshme, 56 vjeçarja u gjet e pajetë. Për shkak se kishte kohë që vuante nga depresioni, për të cilin merrte dhe mjekim, gruaja dyshohet të ketë vrarë veten.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *