• |
ide | kryesore

Vdekja e dytë e Tanit të Topit

1, Arkiva, Ide

Të gjithë ata që e patën njohur,- mes tyre edhe unë,- e kanë të qartë se ç’do të ndodhte me themeluesin e Top Channel, nëse do ta kishte ndjekur nga banesa e fundit ku gjendet, spektaklin e shëmtuar që u trasmetua të martën në mbrëmje.

Një show i shpifur për t’i hedhur hi syve publikut. Për të krijuar përdhunshëm imazhin se studentët e pranojnë kryeministrin e tenderit 40 milonësh. Për të vizatuar përshtypjen se ai është ende një njeri me të cilin mund të diskutohet normalisht.

Kur u dha njoftimi i parë se Top Show po rekruntonte studentë për të dialoguar me Ramën, në fillim e mora si një shaka.

Mu duk edhe më e pabesueshme që kjo të ndodhte, kur protestuesit në shesh e demaskuan këtë hipotezë.

Nuk besova se do të ngjante, as kur pashë emisionin “OPEN” i cili kishte për titull: “A po përçahen studentët”?

Në mendje më vërtitej një pyetje e thjeshtë dhe racionale: çfarë qëllimi mund të arrijë dialogu me figura fallco, që nuk përfaqësojnë ata që manifestojnë në rrugë? Asnjë media qoftë dhe pak serioze në glob, nuk mund telendiset deri këtu.

Nuk besova se do të kryhej as kur pashë lajmet, se drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi, ishte një nga të paguarit e bordeve të qeverisë. Nuk mundet –thashë-, sa do me profesionalizëm të bëjë ai detyrën e vet, përsëri do të jetë i paragjykuar në një situatë kaq të tensionuar. Askush nuk mund t’a pranojë si arbitër të paanshëm.

Dhe më vonë, kur u binda se të gjitha këto ndodhën, u përpoqa ta gënjeja veten duke imagjinuar se të paktën do të kishin qëmtuar njerëz të fortë dhe me personalitet, për t’i dhënë kredibilitet “përplasjes” me Ramën.

Me këto iluzione të sforcuara e shtyva veten drejt telekomandës, ku për inerci të së shkuarës, ende Top Channel mban numrin 1.

Nuk i besova syve.

Lideri i vendosur në qendër, njësoj si në ato takimet ku tallet me gratë e burrave të cilëve u dhuron tapi dhe ata, studentët, që duhet të ishin heronjë e ditës, si në të gjithë studiot e tjera të mbrëmjes, ishin vendosur në një turmë gjysëm rrethore për të shërbyer si sfond i profetit.

Kishte edhe më: protagonist i One Man Show nuk duroi gjatë, por u ngrit në këmbë, për të dominuar edhe më mirë sallën e paguar dhe porositur nga ai vetë.

Menjëherë, Facebook dhe Whatsapp filluan të më buçisnin.

Filan debatues nuk është protestues, por socialist.

Atij që Rama i drejtohet si kundërshtar është brohoritës i mitingjeve të PS.

Ajo vajza që bën pyetje gjoja me spec është e FRESH-it.

Dhe kulmi i kulmeve arriti kur ai studenti nga Durrësi doli e tha LIVE se po e diskreditonin në rrjetet sociale dhe e pranoi se kishte ardhur në atë studio si militant partiak. 

Show mbaroi. Shfaqja u përdhos. Pas kësaj, çdo debat ishte i kotë të ndiqej, gjithkush e perceptonte si teatër.

Kur e mbylla TV, prapë mendova me vete: po ç’i duhej Edi Ramës kjo propagandë e shpifur që vetëm i irriton protestuesit realë që duhen qetësuar? Po televizionin më të madh në vend, pse duhet t’a trajtonte kështu si një leckë pa vlerë? Kujt i shërbente ky diskreditim i Topit, i ngjashëm me atë që Ramiz Alia i bëri vullnetarëve të Enverit, në kohën kur të gjithë e dinin se e kishin humbur pushtetin? Pse duhej rikthyer një ekran shqiptar në modelin e errët të TVSH së Skënder Buçpapës, gjatë referendumit kushtetues të 1994?

Natyrisht, nuk kisha përgjigje. Ato mund t’i gjejnë vetëm kërkuesit që hulumtojnë simptomat e fund pushteteve, delirin dhe haluçinacionet që shkaktojë ato.

Por, i mbetur pa shpjegim mendja më shkoi tek Tani i Topit. Tek bisedat që bënim me të këtu e gati dy dekada më parë. Tek ai pasioni me të cilin të shpjegonte se si kishte konceptuar një mostër teknologjike, që do ti linte pas të gjitha mediat e tjera, njësoj si Farrari që përdorte në jetën e përditshme.

Sot u gremis në Lanë dhe Ferari i dytë i tij mendova.

Dhe paradoksalisht u ndjeva i lehtësuar, ashtu siç na ndodh me një njeri, që e shohim të ikë nga kjo botë, pa e kuptuar se si i’a përdhosin dhe i’a shkelmojnë ëndrrën e vetme të jetës së tij.

©Lapsi.al

41 Comments

  1. Mjere Andi ku paska katandisur! Une kujtoja qe Andi thoshte ato qe i thoshte Saliu,por tani u binda se Andi paska mbaruar! Saliu kufomat mundohet t;i mbaje gjalle!

    1. A mendon se duke vene ne seder drejtuesit e sotem te TopKanalit po nderrojne rruge ore Andi? A mendon se po i behen barrikade rames per teatrot e veta? Jo or djal jo. Ata e shiten kujtimin e Tanit te shkrete per nje tufe kioskash e ca rrangulla posht e perpjete. Para se ta bleje mallin ebreu e pyet ate shitesin, e ke vene vete apo ta la babai. Si ta marre pergjigjen vendos edhe cmimin maksimal qe ia vlen te paguaje per mallin.
      Keshtu edhe Rama, i realizon showt e veta me te lire ne top chanel. Te Klan jo se s’mund ti beje, po i del me shtrenjte. Te ishte Ai tipi me bishtalec sot, nuk e them dot nese do kishte cmim per ta blere. Po keta te tjeret, aha, i ble me nje rruge fshati

  2. A c’ja fut kot. Shume mire qe ekspozoi ate show pervers. Apo fakti qe ti e di, duhet ta dijne edhe te tjeret.

    Lere pra te ndodhi. TV-ja eshte thjesht nje kornize. Paralelisht kishe edhe nje kornize tjeter tek Klani.

    Ku eshte problemi?

    Bushat, ju te pllenuarit dhe te formuarit ne komunizem keni nje mentalitet vella, shume diktatorial dhe censurues. Thelle, thelle jeni te gjithe diktatore.

    Po c’ke o burr, keshtu funksionon shoqeria. Leri te zerat te degjohen. Qofte edhe zeri i Rames me banden e tij.

    Sipas logjikes tende i bie te mbyllim Facebook-un qe i ofron nje palatforme Rames?! E kupton sa me bythe shkruan nganjehere?!

  3. Ore neser, (dmth sot), Topi do te transmetoje nje emision qe quhet Top Story, jo Top Story i Kol strabit.

    He?! Do shkruash neser nje artikull per Top Story-n?! O zot a do gremiset ne Lane edhe Ferrari i trete. Ua mi zemra sa me ke emocionu. Si hartime per partine.

    Se javes qe shkoi ata cerat e tu i gjeneruan ca poste me bemat e ish ministrit te brendshem.

    Edhe nje here, ju te lindurit ne vitet 60-te ne Shqiperi keni probleme me trurin, me forma mentis.

    Kuptohet, ju jeni viktima, por fatkeqesisht edhe fajtore per ne te shkretet qe kemi lind pas jush.

  4. Po e lemë më mjanë të ndjerin Tan të Topit o Andi se është histori tjetër e kaluar.
    Po si na e shpjegon që Beni i Blushëve për të cilin deklarove publikisht se i kishe dhëne votën tënde, si drejtor i Informacionit të Topit, e lejoi këtë show skandaloz të Edi Ramës me Dudushin ?

  5. Kjo eshte Shqiperia jon,Shqiperia e kontradites, e demostrates, e paqes, e erresires dhe e drites.
    Ku oligarku vjedh 40 milion tek Astiri
    dhe fundjave ndryshe ndihmon ate qe ngrohet nen drite qiriri.

  6. Hahahah gazetaruci!! Gjithë smirë Bushati!
    Po qe jeni mbledhur te gjitha ndrikullat ketu tek Lapsi e dini apo jo?
    Hahahaha vetem hungrrijne ketu!

  7. Olangaraqe te -ridhjerjes-qe keni komentuar ne kete faqe lexoini me tru dhe jo me bythe te tera rreshtat e shkrimit ku eshte thelbi i i ketij subjekti .qe te marresh studentet -freshiste-dhe ti paraqitesh para ekranit si protestues te kauzes te studenteve ne nje kanal -televiziv-eshte demagogji-.Kur nje kanal televiziv me audincen me te madhe ne kohe te katandiset ne nje kanal bythe lepires i qeverise .Ndoshta -Tani i topit -po te ishe gjalle a do e pranonte kete shpifesire gjoja takim me studentet kete nuk e dime se i ndjeri nuk eshte gjalle .Po kete qe bene drejtuesit e -Tope -Qenllit-eshte nje nga turpet me te mbedhenj mediatike .

  8. Dalja e Rames tek Topi (me kerkesen e tij apo te servileve te tij) ishte sigurisht nje budallallik olimpik i KM, gjithashtu dhe okazioni me i mire i Blushit per golin ndaj hajvanit te gjate. Blushi sakrifikoi TOPIN per te leshuar nje asist te cilin vete Rama e perdori per autogol. Sot i gjati eshte kthyer ne personazhin qesharak te historise dhe kjo vetem fale tij. edhe nje aguridhe politike nuk do e kishte bere gabimin qe beri ai dje. hyri ne nje farse dhe doli si nje monedhe e falsifikuar keq…

  9. Komentuesit e oreve te mengjesit (nga ora 1 deri ne 4) keni qene neper keto orgjite e FRESHIT gjate nates apo keni punuar overtime per PS. Dje Rama me studentet beri nje teater shume te shemtuar.

    1. O kola! Jeni kaq injorante sa nuk e kuptoni ndryshimin e ores ne te gjithe boten! Komentet qe thua ti mund te jene bere dhe jane bere ng,a shqiptaret qe iken prej Saliut! Por injoranca juaj eshte e tmershme! Vazhdoni me Andin dhe Saliun dhe Liken! Une nuk them qe Rama po ben me te miren por, po iku Rama kush do te vije ? Prape Saliu?Meta? Lulja e Hollandes? Jeni kaq injoprante valle?

      1. Ty Kol nuk e di kush ti vari, por po te them kaq. Me rezulton qe jashte shumica derrmuse ju vjen neveri nga shteti dhe pushtetaret ketu (Pervec atyre freshisteve, ministrave qe dalin per weekend jashte..po jo jashte deri ne Amerike per rregjisturar emrat ne ofshore) Do proven? Nqs do ishte ndryshe Tualet Balla me Sedin (Asgje) Ramen do u kishin dhene voten emigranteve sic ndodh gjithkund. Frika e tyre dhe e Slaiut bashke me Lulen e Hollandes qe permende eshte qe nese kjo ndodh ata dhe shoket e tyre nuk do jene me ne pushtet. Ajo cfare thua ti eshte me mire nje hajdut se nje tjeter. Ajo cfare them une eshte neveri per gjithe hajdutet. Kete thone sot dhe shqiptaret perjashto ato qe e ngjyejn e kosi i partive. Keshtu qe dhe ty te ftoj te kerkosh me shume nga jeta dhe te jesh me optimist.

  10. Sipas standartit tend Bushat Topi dukur ka qene vertet “TOP”. E ke shume gabim,aspak nuk ka qene I tille.Si gjiriz mediatike nje dite te vetme nuk ka qene Ne sherbim te qytetareve,Ka qene Ne sherbim the komunistave she krimineleve.Para do vitesh e mori nje shkodran Bashkim Hoxhen Ne telefon she I tha :- Eshte humbje e made me e leshu shurren per time.Po Ku ta leshosh- I that Bashkimi? Ne Top Channel,vizion plus e 24 news I that shkodrani.Sot Jo vetem shurren po edge kaken duhet me e leshu Ne top nevojtore.Edge me idioti e din she kush eshte Top Muti,si nuk e ditke ti.Top Haleja eshte me e ulta media qe ekziston Ne bote.

  11. Sa idiote dhe te paafte paskeni qene ! Paskeni prite mremjen e mbremshme te mesoni se kush eshte TCH………!?Sa mjerane dhe qesharake.

  12. Te dashur Tifoze te Ridhjerjes!
    Lideri juaj Suprem ju ka beere thirrje te beni like e share ne twitter e facebook si dhe te alban douchebagu, jo ketu te lapsi.al… .

  13. OK. ANDI kush s’kupton paste hijen e vet, thote poplli.
    Lehesit e SharlatanKermes ZOTI I ndihte!, Amin.

    Tirania dridhet

  14. Te habit mendje shkurtesia e militanteve te Sali-Meta! Ata shajne me fjale jo etike ashtu sic jane vete! Komentues injorante jane mbledhur tek lapsi! Qe nga Fahriu dhe me radhe! Andi eshte i nipi i Hysniut, Besnikut te Enverit, qe Saliu e beri analist demokrat?! Jane bashkuar plehrat!

  15. Andi, komplimente! Si gjithmone analizat apo reflektimet tuaja jane perfekte! Te njejten gje kam ndier edhe une duke pare mbreme Top Channel…. Keni shkruar sic duhet ta mendoje nje njeri normal farsen e mbremshme te Topit. Shume turp per manipulimet, shume turp per menyren se si ishte ndertuar emisioni, shembull i rastit kur profesionalzimi shnderrohet ne kale Troje.
    Tek KLan ishte komplet tjeter gje, Aty ndieje pulsin e vertete te problemeve te studenteve dhe te shqiptareve qe presin zgjidhje.

  16. Bushati ngre pyetje te thjeshta te cilave refuzon t’i kthej pergjigje. Rama doli per te perçare studentet, pike! Neo-komunistet e Arlind Qorrit, qe Bushati i promovon, jane nje tjeter zgjatim i propogandes perçarese te qeverise. Sa per Dudushin, edhe Bushati njomet prej vitesh nga fondet e Sorosit njesoj si Albani. Madje fajin qe me aq shume mjeshtri Andi ia faturon Dudushit, eshte ne rradhe te pare i Ben Blushit, drejtorit te informacionit te Top Channel!

  17. Njerezit shiten per nje dore leke. Keshtu edhe Topi beri.
    Te ngjitesh eshte e veshtire por te biesh e lehte fare.. edhe tv top ate beri. Po reputacioni nuk mbahet me servilizem po mbahet me drejtesi dhe me ate qe te besh punen e nje gazetari dhe jo nje show i turpshem per shqipetaret e lodhur. Mjaft me , uroj qe ditet e zeza te kene fund per Shqipetaret. Ne meritojme dinjitet dhe jo tallje.

  18. Ty Kol nuk e di kush ti vari, por po te them kaq. Me rezulton qe jashte shumica derrmuse ju vjen neveri nga shteti dhe pushtetaret ketu (Pervec atyre freshisteve, ministrave qe dalin per weekend jashte..po jo jashte deri ne Amerike per rregjisturar emrat ne ofshore) Do proven? Nqs do ishte ndryshe Tualet Balla me Sedin (Asgje) Ramen do u kishin dhene voten emigranteve sic ndodh gjithkund. Frika e tyre dhe e Slaiut bashke me Lulen e Hollandes qe permende eshte qe nese kjo ndodh ata dhe shoket e tyre nuk do jene me ne pushtet. Ajo cfare thua ti eshte me mire nje hajdut se nje tjeter. Ajo cfare them une eshte neveri per gjithe hajdutet. Kete thone sot dhe shqiptaret perjashto ato qe e ngjyejn e kosi i partive. Keshtu qe dhe ty te ftoj te kerkosh me shume nga jeta dhe te jesh me optimist.

  19. Bushat qeke bo Bishat, Laguna Blu te paska te paska marre mend komplet.Sandri vazhdon ndertimet ndersa Topi me Blushin ecin sipas parase.Mos bjere ne pozitat injorante dhe inatcore te Shkulakut fshatare.Paske plas nga marazi.

      1. Per saktesi, duke lepire akullore duhet te thuash . Sepse lepirjen kane si zanat te pare dhe te trasheguar qelbesirat mavi .

  20. Top Chanel nuk ishte i Tanit o Bushat dhe ti e di fort mire kete gje. Treshja ishte Vajdin-Rame-Tani, qe nisen me Lori kafe dhe pastaj hapen Top Albania radio. Fatkeqesish apo cuditerisht 2 nuk jetojne me, keshtuqe ka ngel vetem Rama. Pra ska ndonje cudi ketu, Top Chanel eshte vete Rama

  21. Tani ishte gjigant per gjera te tjera dhe ndoshta dhe dihej fundi i tij te cilin e zgjodhi ne menyren si i fitonte dhe parate.Ne Tirane nje rruge ,Veliu i vuri emrin e ketij “gjigandi” me motivacionin”dalluar ne mirembajtjen e makinave dhe persononelit” dhe tani na tregojne se c’fare horizonti pati ky “gjikand ” pa asnje shkolle dhe me shume eksperience se si behen parate ne rrugen me ligjore.

  22. Njerzit me te varfer perfsqesohen nga me te pasurit,barkderra me benca dhe fouristrada.Kjo dmth Hani mut kot se paraja shkon tek hajduti

  23. I lexova te gjitha komentet por me plehra eshte ky i paemer po aq afer do ta kete hunden te bytha e rames sa qe i duket muti era perfum ca rracqirat komunista paska aí vend aty e pabesueshme u qifsha rracen te gjithve qe nuk kuptoni kuptimin e shkrimit te bushatit se kur shante bushati saliun ishte i mire per ju komunista rropqira me gjithe edi skizofrenin ptuuu

  24. Te tqifsha trute o andi ca shkrimi denigrues ke bere e sidomos me titullin, po tjeter hall ka lapsi, tjeter hall ka Sytopja e Vicidolit me failjaret e vet sytope, tjeter hall ka Turibytha Lul Hollanda, tjeter hall ka cifti i shqyer Mun-Like, dhe cfare eshte me KRYESORJA TJETER HALL KANE STUDENTET O SHURRAQ,
    Po ti ben sikur se kupton!! Se je tip skuth-pickidhi se ne gjak e ke nga prejadhja.

  25. Dikur e shihja topin kam kohe qe nuk e shoh, eshte kthyer ne leter higjenike per qeverine.
    Bravo Andi qe mban lapsin gjithmone te mprehur.

  26. BUSHAT JU LUTEMI ME QE KENI MUNDESI ME TE MADHE NE TE PAKTEN JEPE LAJME NE UNIVERSITETIN ALEKSANDER MOJSIU NE DURRES ESHTE TERROR I VERTET NUK I LEN STUDENTET NE CDO LLOJ MENYRE TE DALIN NE PROTEST JU LUTEM NE QOFTSE KE FEMIJE BEJE SI PER FEMIJET E TU ATJE ESHTE TERROR I VERTET NUK PERGJIGJET NJERI PER ASNJE GJE NE ATE UNIVERSITET NE TE PAKTEN NE ATE TE RIUN ESHTE TERROR PER CDO GJE ……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu