• |
ide | kryesore

(VIDEO) Dështojnë përpjekjet e Ramës, studentët sërish në protestë

Kryesore, Lajme



Bojkotimi i mësimit vazhdon. Studentët janë në ditën e tetë të protestës. Ata dhe qytetarë që mbështesin protestën e tyre janë mbledhur në Kryeministri dhe Ministrinë e Arsimit.

Piruetat e vazhdueshme të Edi Ramës për ti ulur në dialog nuk kanë funksionuar. As debati i sajuar me FRESH-istë dje në Top Channel nuk e nxorri Ramën nga kjo situatë. Turma e studentëve sot, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, është treguesi më i qartë se studentët nuk janë ndjerë dje të përfaqësuar, sikurse njoftuan para emisionit, dhe nuk tërhiqen pa iu plotësuar 8 kërkesat (lexo poshtë). 

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

FOTO/ Si u inskenua “debati” i Ramës në “Top Show” me anëtarë të FRESSH 

Vdekja e dytë e Tanit të Topit 

Një grup studentësh qëndroi gjatë gjithë natës para Kryeministrisë. Ndërsa sot universitetet publike të Tiranës nuk po zhvillojnë mësim. Tek fakulteti i Mjekësisë gjithashtu janë mbledhur studentë. Nga gjimnazi “Harry Fults” nxënësit, kryesisht maturantët kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar studentëve.

Protesta nuk po zhvillohet vetëm në Tiranë. Në Elbasan, pasi bojkotuan mësimin, studentët bllokuan për mbi një orë autostradën që lidh këtë qytet me Tiranën.

Në Gjirokastër studentët bëjnë thirrje që qytetarët t’i bashkohen atyre.

Në Shkodër studentët janë mbledhur dhe disa prej tyre janë nisur drejt kryeqytetit.

Në Vlorë turma entuziaste thërret “Jo politikë”.

Por çfarë kërkojnë realisht studentët?

Në një letër e cila u është drejtuar Kuvendit, Kryeministrit, Ministres së Arsimit, Universiteteve Publike, studentët që protesojnë që prej 7 ditësh parashtrojnë këto 8 kërkesa:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

©LAPSI.AL



19 Comments

  1. Eshte burracak! Ka nisur kercenime, po administrata e tij eshte! Po s’ka per te dale i fituar! Studentet te bashkuar kane per te fituar!

  2. Kot perpelitesh, duhet ta kuptosh qe kjo eshte dora nga pertej atlantikut, prandaj dorehiqu se do perfundosh si Gedafi

    1. komenti me i goditur qe kam lexuar.sipas shenjave edvinit ia futen sa krahu se po iu dilte jashte kontrollit me mendjemadhesine e pafund dhe patriotizmin e pashoq qe po shfaqte

  3. Studentet te marrin ne dore gjithcka! Edhe qeveri teknike nga studentet te zgjidhet! Poshte Edvinistani me 40 hajfute!

  4. Futuni n qader sa me shpejt se rama i fiton zgjedhjet e 2019+2021. Inskenimet me studente “jopolitike” te frpd dhe lsi tregojne se rama do rrije gjate ne pushtet .

  5. Edvinistanit dhe 40 hajduteve do i tregojme fundin! Sa cartera ka marre, do ti kishte PLOTESUAR kushtet qe me parpara! Qelbesires i ka ardh fundi! PROTESTA VAZHDON NESER TE PARLAMENTI!

  6. Po nuk ndertuan nje ure ndermjet Tiranes dhe Romes,po prishen teatrin,po ndertuan unazen,po nuk ulen cmimin e naftes,po nuk hoqen breket …Ne Studentet do vazhdojme greven pa asnje busull dhe nuk shkojme ne shkolle.Jemi te vendosur te shkojme ne greve urie mbas vitit te ri.

  7. Stedentet te degjojne Nora Malajn si EKSPERTE! Nora qe deri dje ishte zv/ministre dhe qe per pak desh u ble nga Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *