• |
ide | kryesore

Detaje të reja për vrasjen në Bllok/ Si i shpëtoi komandoja Merviol Bilo aksionit të RENEA-s

Lajme, Të fundit

Pas më shumë se dy muajsh në arrati është arrestuar nga policia Fabio Alushi. 42-vjeçari banues në Tiranë është mik me biznesmenin në arrati Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata. Në arrati është edhe komandoja Merviol Bilo që dyshohet se vrau Fabian Gaxhën, truprojën e biznesmenit Ervis Martinaj.

I arrestuari Fabio Alushi ishte në grupin e Matës dhe Bilos në momentin që ndodhi përplasja me Ervis Martinajn në ish-Bllok. Ai u vu në pranga në një magazinë në dalje të kryeqytetit në një operacion policor mjaft të komplikuar ku u angazhuan forca të shumta të policië.

Në kërkim vijojnë të jenë biznesmeni Ervin Mata, që dyshohet se është arratisur jashtë vendit, dhe komandoja Merviol Bilo. Report Tv raportoi se komandoja i ka shpëtuar një operacioni policor pak ditë më parë. Janë të pqarta rrethanat, por mesa duket strëvitja e tij ushtarake e ka ndihmuar që t’i ikë policisë. Në kërkim është shpallur edhe biznesmeni Eldi Dizdari edhe ish-polici me nofkën “Santiago” i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali “Monopol” dhe në kokë mban kapele.

Në datë 25 nëntor u dorëzua Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës, ndërkohë që në datë 27 nëntor u lirua nga burgu pas arrestimit Geldo Hoti, që ishte pjesë e grupit të Matës. Pronari i lokalit në Bllok, Redi Popescu u la nga gjykata në masën “arrest shtëpie” në datë 23 tetor pas arrestimit. Ai dyshohet se fshehu pistoletën e Ervis Martinajt. Ndërkohë që Ervis Martinaj ndodhet në arrest me burg pa afat, pasi përpos akuzave për ngjarjen në Bllok akuzohet edhe për pastrim parash.

Image result for marviol bilo
Meviol Bilo

1 Comment

  1. Cfare roli ka kurva qe shoqeronte popescun ate nate, pistoleten me leje te popescu, pistolet nga e cila eshte qelluar per te vrare Ervis Martinin, a e fshehu kjo, pseudoni i saj eshte avokatja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu