• |
ide | kryesore

Opozita merr vendimin, këtë javë në parlament

Lajme, Të fundit



Pas shumë kohësh bojkot, apo marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, sikundër e kane konsideruar, opozita do të marrë pjesë në parlament në dy seancat parlamentare të kësaj jave.

Ky vendim i opozitës erdhi pas mbledhjes që kryetari i Partisë Demokratike bëri me aleatët.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i republikaneve Fatmir Mediu, Nard Ndoka, kreu i PAA Agron Duka, kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Ka pasur dy zëra deputetësh demokratë që kanë hedhur tezën se opozita duhet të djegë mandatet, Rudina Hajdari dhe Ervin Salianji. Por, opozita duket se nuk do të zgjedhë të ndjekë këtë rrugë radikale të të bërit opozitë.

Basha argumentoi dje kundër kësaj teze i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

“A jam i gatshëm të djeg mandatet? Pa dyshim që jam, por a është momenti që ta bërë këtë gjë? Në këtë moment opozita nuk ka asnjë instrument në Kuvend. Jemi gati që t’i djegim mandatet dhe ta fusim vendim në krizë totale, por duhet të shikojmë së çfarë do sjell kjo gjë. Nuk është çështja a i djegim apo jo, por a i shërbejmë kauzën tonë që kemi nisur” – u shpreh Basha.

©Lapsi.al 



12 Comments

  1. A je i gatshem te djegesh mandatet? Po jam… dhe veprimi i pare qe ben eshte te futet ne parlament per te mos djegur mandatet! Kjo po qe eshte koerence!

    1. o tru kar, kjo qe thua ti opozite ishte ne qeveri deri dje e do qe te vije prap ne qeveri, nqs sillen si robqira ne opozite imagjinoje dhe vete ne qeverisje

  2. Me nder me than opozita i solli keta plehra. Tani keta bajne viktimen me rrotacion. Njeni rrota e tjetri timon

  3. Mandatet do ti diegin ne nje faze te dyt. Kur te humbin zgjedhjet lokale, dhe do hapet teza qe zgjedhje me qeverin aktuale nuk do bejn me. Prandaj nuk duan te behet reforma zgjedhore qe te kene arsye qe te hedhin poshte zgjedhjet lokale. Dhe pastaj do djegin mandatet.

  4. Edhe vete keta allleatet e kane kuptuar se populli po qesh me ta, por nuk i ben përshtypje se kështu janë . O je ose nuk je, nuk behesh dot.

  5. Shkoni s’ shkoni
    asgje s’ ndryshoni
    Merrni ato pare
    Mos e rr .fare
    Ky popull budalla
    gjithmone keshtu e ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *