• |
ide | kryesore

Kylie Jenner zbulon ndërhyrjet estetike sekrete

Paparazzi, Slider



Ka bërë apo jo operacione plastike Kylie Jenner?! Kjo është një ndër pyetjet më të shumta që i drejtohen 21-vjeçares, por ajo ka zgjedhur të përgjigjet vetëm me heshtje.

Për më shumë se 6 vite, e gjithë bota u fiksua me buzët e reja të Kylie-t, madje ishin të shumtë ata që zgjodhën të ndiqnin shembullin e saj. Gjithsesi, u desh një kohë e gjatë që mbretëresha e Make Up-it të pranonte se në fakt kishte vendosur mbushës.

Pyetja është: Çfarë operacioni tjetër ka bërë Kylie dhe ne nuk e dimë ?!

Revista “Elle” ka zbuluar dhe dy operacione plastike që Kylie ka realizuar, por askush nuk e di dhe sigurisht që Kylie nuk do ta pranojë.

Gjoksi
Doktori plastik Giannitrapani shprehet se është mëse e dukshme që Kylie ka zmadhuar gjoksin. Ai thekson se rezultati është perfekt, pasi gjoksi i 21-vjeçares duket mëse natyral.

“Kylie ka zgjedhur ta mbajë ndërhyrjen sekret, ndaj kirurgu nuk ka aplikuar një masë të madhe por diçka që përshtatet më së miri trupit të saj dhe duket shumë natyrale” – u shpreh doktori.

Përmasat e trupit
Trupi i Kylie-t ka pësuar goxha ndryshime në vitet e fundit. Për “Elle”, doktori shprehet mëse i bindur se 21-vjeçarja ka bërë ndërhyrje në pjesën e ijeve dhe prapanicës për të arritur përmasat perfekte të trupit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *