• |
ide | kryesore

“M’u lutën të ndalesha”: Cristiano Ronaldo tregoi dëshpërimin e Romës 11 vjet më parë në historiken 1-7 në Old Trafford

Sport



Të shtunën në Stadium do të luhet ndeshja Juventus-Roma, e para e Cristiano Ronaldo kundër kryeqytetasve me fanellën bardhezi. Edhe pse kanë kaluar 11 vjet nga prilli i 2007, romanistët nuk e kanë harruar atë që i bëri Cristiano Ronaldo (atëherë tek Manchester United) në sfidën e Champions League humbur 7-1 nga verdhekuqtë. Por ajo që rrëfën CR7 është edhe më e sikletshme: “Kur ishim 6-0 një nga lojtarët, nuk do them kush, më kërkoi të mos bëja me driblime, po fitoni me gjashtë gola. Të tjerë më kërkuan të ndryshoja krahun, ndërsa dikush më kërcënoi se do të më dëmtonte, që të më frikësonte”.

Ishte një nga disfatat më të rënda në Europë për Romën, ndërsa Francesco Totti deklaronte: “Mbrëmja më e trishtuar e karrierës, do të doja ta riluaja që të mos përfundonte kështu”. Pas 20 minutash anglezët ishin në avantazh 3-0 me golat e Rooney, Smith e Carrick. Pastaj dy herë CR7, përsëri Carrick, goli i flamurit i De Rossi e në fund mbylli shifrat Evra.

Nga ajo Roma e atëhershme është vetëm De Rossi, që duhet ta nisë ndeshjen nga pankina: por Ronaldo, mes United e Real Madrid i ka shënuar 5 gola verdhekuqve dhe është gati ta përmirësojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *