• |
ide | kryesore

Rosie dhe Jason Statham dasëm natën e ndërrimit të viteve

Paparazzi, Slider



Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham janë bashkë për më shumë se 8 vite dhe fryt i dashurisë së tyre është një vogëlush 18-muajsh. Por çiftit më në fund i është mbushur mendja për t’u martuar dhe do të lidhin kurorë në një ceremoni romantike në natën e ndërrimit të viteve.

Supermodelja 31-vjeçare dhe aktori 51-vjeçar kanë zgjedhur ta organizojnë ceremoninë luksoze me miqtë e ngushtë dhe familjarët në shtëpinë e tyre në Hollywood Hills.

Çifti, u takua për herë të parë në 2010 dhe më pas u fejuan në 2016, kur supermodelja ishte në pritje të ëmbël. Në qershor të vitit 2017, erdhi në jetë fëmija i tyre i parë Jack Oscar.

Burime për “Dailymail” treguan se ata kishin menduar të martoheshin në muajt e parë të 2017-ës, por më pas vendosën që edhe vogëlushi i tyre të ishte pjesë e gëzimit.

View this post on Instagram

Dads movie premiere. So proud of you j.

A post shared by Rosie HW (@rosiehw) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *