• |
ide | kryesore

Lirimi i Rexhep Rrajës, reagon PD: Sistemi i drejtësisë ka rënë, po lihen të lirë përdhunuesit

Lajme, Të fundit



Pas lirimit nga Gjykata të djalit të deputetit socialist, i përfshirë në dosjen ‘Xhisiela’, ka reaguar Partia Demokratike. Përmes një deklarate PD thotë se lirimi i këtij përdhunuesi është një tjetër provë e rënies së sistemit të drejtësisë.

Vendimi për lirimin e përdhunuesit Rexhep Rraja është një tjetër provë e rënies së sistemit të drejtësisë. I biri i deputetit mafioz të Fushë Krujës është lënë i lirë jo për t’i shërbyer komunitetit, por për t’i shërbyer pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Lirimi nga burgu i djalit përdhunues të deputetit socialist tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë që kontrollon Edi Rama. Nga njëra anë, mbahen në burg qytetarët që nuk paguajnë dot dritat, nga ana tjetër, lihen të lirë ata që vjedhin votat për Edi Ramën, përdhunuesit, vrasësit dhe trafikantët e drogës.

Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin vjedh votat dhe bashkëqeveris.



4 Comments

  1. ps ka lind me kriminel dhe e vetmja shpres esht qe kriminelet te vriten nder veti ndryshe rrig tjeter nuk ka me ket popull dele,derr,lop,gjel e kazan.

  2. NJE QYTETAR I THJESHT PER DHUNE NE FAMILJAREVE APO DHUNE NDAJ NJE GRUAJE DENOHET MAXIMALISHT DHE NUK I FALET AS NJE SEKOND BURG . KURSE KY KARI NUK BERI GJE. ATA TE DY THJESHT ISHIN TE GEZUAR DHE KUR KETA GEZOHESHIN DIGJESHIN ME CIGARE , I GJUANIN NJERI TJETRIT ME GRUSHTA DHE ME QYT PISTOLETE,PRANDAJ DUHET LIRUAR. BRAVO KJO ESHTE DREJTESIA QE DUAM , VETINGU QE DUAM .

  3. Keta drogmenet i nxjerrin nga burgu, keta kriminelet i nxjerin po nga burgu se i kane bashkepunetore, keta drejtesin e bejne si duan vete, e keshtu ngelet te thuhet,,,Rrofte pa drejtesia… Mburrjet per ta bere drejtesine te drejte per te gjithe, eshte e rene, faktet po flasin cdo dite e me shume, sepse ekstrakti i tere hallkave te drejtesise eshte prejardja nga shkollat komuniste, e bijte kuqaleve qe sot trashegojne pozitat kryesore ne kete institucion, kjo do e coje ne deshtim, fillimi keshtu duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *