• |
ide | kryesore

Travis Scott po planifikon nje propozim suprizë për Kyle Jenner

Paparazzi, Slider



Travis Scott dhe Kylie Jenner do të martohen më shpejt sesa mund të mendoni!
Reperi 26-vjeçar ka treguar në një intervistë për “Rolling Stone”, planet për martesë me yllin e “Kepping Up With the Kardashians”.
“Ne do të martohemi së shpejti. Thjesht duhet të bëhem i guximshëm, do t’i propozoj në një mënyrë shumë të zjarrtë”, ka thënë Travis gjatë intervistës së tij.

Epo kohë më të përshtatshme nuk ka. Jemi në dhjetor, ka një atmosferë festive, fishekzjarrë dhe gjithçka që duhet për një propozim romantik!
Pavarësisht se marrëdhënia e tyre ka ecur me hapa të shpejtë, ata kanë një lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin.
“Ne ishim thjesht dy fëmijë. Ndoshta javën e parë nuk e di nëse është vërtetë apo diçka e kotë. Pastaj javën e dytë mendon: ‘Ëhoa, unë jam akoma duke folur me të, ajo më përgjigjet, unë i përgjigjem’”, – është shprehur reperi.
Më tej ai ka shpjeguar se pavarësisht se Kylie është shumë e famshme, ajo është kokë e këmbë në dashuri me të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *