• |
ide | kryesore

Cardi B rikthehet në krahët e Offset

Paparazzi, Slider



Duket se Cardi B po e lejon Offset të rithehet sërish në jetën e saj.
Reperja e njohur u fotografua duke marrë rreze dielli në plazhin e Puerto Rico-s, sipas fotove të publikuara në rrjetet sociale.

Një burim tha për “E!News” se, çifti kishte vendosur t’i kalonte Krishtlindjet së bashku me vajzën 5-muajshe Kulture.
Në disa imazhe të publikuara nga TMZ, Cardi shfaqet duke qeshur ndërsa është kapur pas Offset, duke lundruar me të në një “jet-ski”.

Rroba banjat e bardha që mban në këto foto, janë të njëjtat me ato që shfaqet në Insta Story-n e publikuar prej saj.

Nga ana tjetër Offset publikoi foto në “jet-ski” në rrjetet e tij sociale.

Në fillim të dhjetorit, reperja njoftoi ndarjen prej tij, por Offset bëri disa përpjekje publike duke i kërkuar falje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *