• |
ide | kryesore

Zbulohet çfarë emri kanë zgjedhur Almeda dhe Tolgahan për fëmijën e tyre

Paparazzi, Slider



Almeda ndodhet në muajin e pestë të pritjes së ëmbël dhe me bashkëshortin Tolgahan Sayisman po shijojnë çdo moment të kësaj periudhe.
Prej javësh ish-Missi ka treguar se ka nisur me përgatitjet për ardhjen në jetë të vogëlushit, si blerjen e karrocës apo të veshjeve të ndryshme.

Por çifti duket se është aq i përgatitur për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, sa kanë gjetur edhe emrin e tij.
“Iconstyle.al” arrin të zbulojë se, çifti ka vendosur tashmë emrin me të cilin do ta pagëzojnë bebin e tyre.

Fillimisht mësohet se Almeda dhe Tolgahan ishin të pavendosur mes emrave Alperhan dhe Effhan.
Ndaj ata vendosën që të hidhnin një votim mes njerëyve të tyre më të afërt.
Emri u vendos pasi votuan 21 njerëz të afërt të dy familjeve. Dhe përfundimisht “iconstyle.al” mëson se u zgjodh që djali i tyre të quhet Effhan.
Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë rreth muajit prill.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *