• |
ide | kryesore

Prestigjiozja franceze NRJ , artikull për dashurinë e Rita Ora-s për vendlindjen

Paparazzi, Slider



Prestigjiozja franceze, NRJ i ka dedikuar një artikull, të cilin e nis me dashurinë që këngëtarja ka për Kosovën.

“E lindur në Prishtinë, Rita Ora kurrë nuk e ka fshehur dashurinë e saj për vendlindjen. Në vitet e fundit, ajo ka rritur vëmendjen e saj në këtë vend ballkanik. Gjuhën shqiptare, Rita Ora e dinte shumë pak nga prindërit e saj. Pak pasi mbushi 1 vjeçe, këngëtarja e hitit “Your Song”, do të rritej në Evropë deri në fillim të karrierës së saj muzikore.

Megjithatë, Rita Ora nuk e ka harruar kurrë origjinën e saj. Në vitin 2012, këngëtarja shqiptare u kthye në qytetin e saj të lindjes, për xhirimet e klipit “Shine Ya Light”. Megjithëse ka kaluar vetëm disa muaj atje, Rita Ora është një nga personalitetet më të njohura në Kosovë. Me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit, Rita Ora u ftua për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit.

E lindur me emrin Rita Sahatçiu, artistja shqiptare ofroi një koncert falas në Prishtinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *