• |
ide | kryesore

Drake merr dhuratën e parë si baba (Foto)

Paparazzi, Slider



Drake është baba dhe djali i tij Adonis, edhe pse nuk është bërë personazh publik për momentin, mund të jetë vogëlushi më i famshëm.

Me rastin e Krishtllindjeve, reperi ka marrë dhuratën e tij të parë si baba.

Ai zbuloi nëpërmjet rrjeteve sociale se djali i tij njëvjeçar, Adonis i dha një pikturë që përfshinte ngjyrat blu, jeshile, të verdhë dhe të kuqe.

Piktura e veçantë është bërë me gjurmët e duarve të vogla të djalit, i cili duket se e ka në gjak artin.

“Adonis  > Picasso mos më kërko të drejtat mua”, shkruan babi Drake.

Në verën e këtij viti, Drake zbuloi se ka një djalë në një projekt muzikor që është pjesë e albumit Scorpion. Por lajmi ishte marrë vesh kohë më parë, nga reperi Pusha T.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *