• |
ide | kryesore

Graciano e thotë troç: Si më pushoi nga puna Albi Nako

Paparazzi, Slider



Graciano Tagani nuk është më pjesë e trupës së balerinëve profesionist të Albi Nakos. Në një intervistë për emisionin “Thumb”, që do të transmetohet e plotë të shtunën, Graciano rrëfeu se Albi e kishte pushuar nga puna. Mirëpo, duket se balerini nuk është aspak i lumtur me mënyrë sesi iu komunikua, duke sqaruar se e kishin njoftuar vetëm me një mesazh në telefon.

 

“Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga whatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën.” – shprehet ai.

Prej disa vitesh, Graciano Tagani ka qënë pjesë e trupës së balerinëve të Albi Nakos. Ai u shkëput për pak kohë, për eskperiencës në spektalit “Dancing With The Stars”, por u rikthye sërish në “Klan”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *