• |
ide | kryesore

Mbretëresha mban fjalim pë varfërinë në dhomën me ar, nxit debat (Video)

Paparazzi, Slider



Monarkja më e fuqishme e Mbretërisë së Bashkuar mbajti fjalimin e përvitshëm të Krishtlindjeve përpara popullit britanik, por fjalët e saj nuk u pritën dhe aq mirë nga njerëzit atje. Jo se fjalimi i Mbretëreshës nuk ishte frymëzues apo emocionues, por fakti që kishte zgjedhur të mbante fjalimin e festave me një piano prej ari në sfond, që duket sikur thotë “Hej ne jemi super të pasur, po ju?”, nxiti një reagim tek publiku.

Kjo gjë mund të shihet kryesisht në Twitter, ku postimet ironizojnë fjalët që Mbretëresha thotë për vetësakrificat në kohë festash, përpara një objekti që shumica e njerëzve të thejshtë as nuk mund ta ëndërrojnë ta kenë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *