• |
ide | kryesore

FIFA/ Boban tregon ndryshimet që do të pësojë Botërori për Klube

Sport



“Botërori i Klubeve? Po punojmë për ta modifikuar, Fifa ka disa detyrime dhe detyra: duhet të mendojë për klubet sepse janë baza e të gjithë sistemit”. Kështu, ka paralajmëruar ndryshimet në kompeticion Zvonimir Boban, ish-kapiteni i Kroacisë e tani zv/sekretar i përgjithshëm i Fifa, në Globe Soccer në Dubai.

“Idea është për një kompticion që do të luhet cdo katër vjet, me 8 grupe nga tre skuadra e do të zhvillohet në një vend ndryshe nga ai i Botërorit “, ka shtuar ai. “Kam folur me trajnerë e futbollistë, që kanë kërkuar të mos rritet numri i ndeshjeve. Duke e organizuar këtë turne cdo katër vjet do të ishte mundësia për ta përshtatur më mirë sipas sezonit”, ka thënë Boban.

Ish-kapiteni i Kroacisë është ndalur të flasë edhe për arritjen e madhe të bashkëkombasve të tij në Rusi 2018 e në vecanti ka vlerësuar aftësitë e Topit të Artë, Luka Modric: “I treguam gjithë botës talentin tonë, kurajën e jam krenar që këto kualitete u shfaqën në Botëror. Modric është një lojtar i jashtëzakonshëm, i bën shokët lojtarë më të mirë. Është një lojtar i rrallë, si ai është Pjanic që ka aftësi të ngjashme. Por sot janë shumë pak lojtarë të tillë “, përfundoi Boban.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *