• |
ide | kryesore

Gent Cakaj nxiton të bëhet ministër? Ç’ndodhi me Twitterin e tij…

Lajme, Të fundit



Gent Cakaj, i propozuar nga kryeministri i vendit si ministër i Europës dhe Punëve të Jashtme duket se mezi po pret të marrë këtë post.

Ndonëse paraardhërsi i tij në këtë detyrë, Ditmir Bushati mban ende të shkruar në profilin e tij në Twitter statusin si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë,  në një profil që mban emrin e Cakajt (i cili nuk është  dekretuar ende nga Presidenti për postin e pretenduar), është shkruar e njëjta gjë. Për një çast Shqipëria kishte dy ministra në të njëjtin pozicion.

Më pas, postimi është fshirë menjëherë nga profili që mbran emrin e tij në Twitter.

Burime pranë Cakajt, pas këtij incidenti, kanë bërë të ditur për Lapsi.al se profili në fjalë është i rremë dhe se e kanë raportuar tashmë atë.



5 Comments

  1. Bravo ! Zgjedhje “ideale” .
    Cudia e rradhes e Ril..Rames.
    Ne Kosove nuk gjen pune ne Shqiperi behet minister. Diplomacia Shqiptare prej lindjes se saj (1912 me I.Qemalin) nuk ka njohur nje cudi te tille.
    “Bravo” B.Haxhiut…pasi “cliroi” Kosoven tani “po punon” per Shqiperin.
    Ps.
    TURP per gazetaret qe me heshtjen e tyre,pranuan qe jane te panxene…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *