• |
ide | kryesore

Gërdeci/ SPAK çon për gjykim ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Mediu



SPAK njoftoi sot zyrtarisht se ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme dosjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec, ku nga shpërthimi në punishten e demontimit të armëve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Posaçme ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për dy akuza; atë të shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarakë, kuadër komandues.

Sipas SPAK, i pandehuri Fatmir Mediu akuzohet se në lidhje me procesin e demontimit të armëve në fshatin Gërdec në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona të tjerë që kanë pasur cilësinë e ushtarakut, kanë nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin, akte të cilat sipas Prokurorisë së Posaçme kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe kanë sjellë avantazhe të padrejta për kompanitë SAC inc dhe Alba Demil shpk e Mihal Delijorgjit.

Fatmir Mediu është marrë dhe më herët i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme, por në vitin 2009 kur dosja e tij penale po gjykohej në Gjykatën e Lartë për shkak se ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ligji i kohës parashikonte se ndjekja penale apo gjykimi nuk mund të vazhdonte dhe vendosi ta pushonte çështjen.

Me krijimin e SPAK ishte Zamira Durda, nëna e një fëmije të mitur që gjeti vdekjen në Gërdec, e cila kërkoi rihetimin e çështjes dhe gjykimin e Mediut, pasi sipas saj për tragjedinë e Gërdecit nuk është bërë drejtësi. Prokuroria e Posaçme duke mos qenë kompetente në krye të herës për të hetuar këtë çështjes, përderisa kishte një vendim të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë iu drejtua Gjykatës dhe shkalla e parë e rrëzoi prokurorinë për rihapjen e kësaj dosje.

Ishte Apeli i Posaçëm i cili i hapi dritën jeshile hetimit të dosjes Gërdeci dhe tashmë Prokuroria e Posaçme e ka përfunduar hetimi nsa i përket ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe e dorëzoi në Gjykatë dosjen penale duke argumentuar se mburoja e imunitetit kishte rënë dhe nuk kishte asnjë pengesë që Mediu të gjykohet për dy vepra penale.

Pritet që kjo çështjes të kalojë filtrin e gjykatësit paraprak, i cili do të vendosë nëse janë kualifikuar si duhet akuzat dhe dosja të kalojë për gjykim, por ka dhe disa opsione të tjera. Ta rikthejë për rihetim këtë dosje në SPAK apo ta pushojë atë.

Nëse kjo dosje e kalon filtrin paraprak, atëherë Fatmir Mediu do të përballet me drejtësinë shqiptare për tragjedinë e rëndë pas një dekade e gjysmë.



10 Comments

  1. per kete tragjedi me 26 te vdekur e 51 te plagosur smund te jete fajtore vetem 2 biznesmene. Duke lene pertej cunin e Berishes qe ka shume efekt politik e mediatik se sa vertete mund te inkrimininohet, duhet hetuar kush ka marre vendimin per demontimin e armeve, kush ka marre vendimin per eksportin e municioneve, kush ka marre vendimin per ta zhvilluar aktivitetin pikerisht ne Gerdec, ne nje zone kaq te populluar e afer kryeqytetit e jo ne zona te thella te vendit kur popullata eshte e ulet?
    Duhen ngritur gjithe keto pyetje nga prokuroria e te vihen para pergjegjesise ata qe kan marre keto vendime, se smund te mbyllet thjesht me denimin e 2 biznesmene apo me perfshirjen politikisht/mediatikisht te Shkelzen Berishes thjeshte se eshte shenuar me shkrim dore emri i tij e nje faqe.

  2. Tani këta sillen sikur në vend nuk ka asnjë problem për t’u hetuar dhe hajt të merremi me gjëra pa rëndësi të së shkuarës.

    1. gjera pa rendesi te duken ty. Pyet ata qe kan humbur njerez nqs i duken pa rendesi. As qe krahasohet gerdeci me asnje skandal tjeter. 26 te vdekur, po keshtu e doni drejtesin ju, vetem ne drejtimin qe u intereson.

  3. do zoti terheq kemben zvarrre dhe merr me vete dhe kopilin e Salih Berishes me kompani Salih Ram Berisha eshte i pari qe duhet arrestuar per kete krim makaber

  4. Behu pentito dhe tregoji te gjitha qe te perfitosh ndonje ulje denimi dhe ndonje mbrotje edhe per familjen se do torturohesh o i shkret.

  5. E keni par si eshte terbuar Saliu sa i thirren Xenin ne SPAK? Na nxorri teori kospirative ku gjith bota eshte ber bashk qe te minoj demokracin shqiptare (qe ne realitet nuk ka ekzistuar kurre, ne voto e keta numerojn, se vet Sala e krijoi precedentin e vjedhjes se votes qe ne 96, po nejse). Vetem se ka nje paradoks, Saliu kujton se eshte ai demokracia shqiptare. Njeher thot e kan me mua pastaj del te demokracia shqiptare. Ca gallate, ca po na shofin syt e po na degjojn veshet. Tani na thot Basha ropqir i kapur, vetem se kete mendim e ndryhsoi ne shtator te 2021. Edhe pse Basha humbi 4 pal zgjedhje, Saliu e mbeshteti maksimalisht pasi vetem ai i siguronte kontrollin e PD duke qen pupaci i vet. Sapo e pa qe mund ta humbiste pupacin, ca nuk tha per te, po harron qe pergjegjesia nuk eshte as e Soros, as e FBI as e Yuri Kim as e USA po vetem e tij qe mbajti nje humbes serial ne krye. Vrau dhe te gjorin Olldashi per te mbajt Bashen ne krye. Tani po mban peng me gjith Like floririn opoziten, duke i garantuar Rames pushtet te perjetshem. Dhe ka dhe njerez qe i shkojn mbrapa ketij hajduti vrases dhe pinok. Per hallin e tij e shkaterroi partin me te fort opozitare dhe tani na shpik histori me komplote, e harroi dhe Sorrosin. Edhe papagallet e vet nuk shruajn me per Sorrosin se porosit jan ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *