• |
ide | kryesore

“The Economist”: Mafia shqiptare nuk është tamam një “MAFIA”

Kryesore, Lajme



John Macris ishte duke dalë nga shtëpia e tij në periferi të Athinës në afërsi të plazhit “Voula” në 31 tetorin e vitit të kaluar kur një person vrapoi drejt makinës së tij duke hapur zjarr me pistoletë. Makris, një gangster greko-australian u hodh jashtë makinës në përpjekjen për tu shpëtuar plumbave, por autori e ndoqi nga pas dhe e vrau.

Pak javë më parë në New York, Sylvester Zottola, një ish-anëtar i familjes kriminale Bonanno, ishte duke udhëtuar me makinën e tij pranë një McDonald’s kur edhe ai u ndoq dhe u vra. Kështu edhe Raúl Tamudo, një futbollist në pension u kthye në shtëpinë e tij në Barcelonë në 12 gusht zbuloi se dikush kishte thyer derën dhe kishte vjedhur koleksionin e tij të orëve të shtrenjta për një vlerë që kalonte 100 mijë euro.

Policia tha se kishte dyshime se hajduti i përkiste “mafias shqiptare”. Edhe homologët e policisë spanjolle kanë akuzuar shqiptarët si autorë të vrasjes së Macris në Athinë dhe Zottola në New York.

Mafia shqiptare pastroi 1.5 miliardë euro në Serbi

Të tre këto krime, mes të shumtave tregojnë trendin në rritje të kriminalitetit, malavitës dhe gangsterëve shqiptarë. Pyetjes për të klasifikuar grupet e krimit të organizuar në bazë të rrezikshmërisë që paraqesin në Europë, një funksionar i lartë i agjencisë kundër krimit të organizuar në Europë, Europol vuri në krye mafiozët shqiptarë përballë atyre ruse.

Policia britanike konfirmoi rritjen e aktivitetit kriminal të këtyre grupeve në trafikun e qenieve njerëzore. Grupe shqiptarësh dhe kosovarësh në Britaninë e Madhe janë akuzuar edhe për vrasje dhe torturime në rrugë për të kontrolluar trafikun e kokainës.

“Por, – thotë Jana Arsovska, që jep mësim në City University të New York dhe që ka ndjekur kriminelët shqiptarë për 15 vjet – “mafia shqiptare” është një mit. Pasuritë e pafundme dhe dhuna ekstreme e kriminelëve që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova nuk nënkupton se ata i përkasin një organizate të strukturuar me zakone dhe rituale të ngjashme me Cosa Nostra në Siçili apo Yakuza në Japoni. Shohim që shumë organizata punojnë të pavarura nga njëra tjetra – thotë zonja Arsovska.

Shefi i anti-mafias italiane: Mafia shqiptare e barabartë me Cosa Nostra

“Flasin shqip, por kjo nuk do të thotë se janë të lidhur në organizata në Shqipëri dhe nuk janë kurrë ekskluzivisht etnikisht vetëm shqiptare”

Janë disa arsyet se përse krimi i organizuar ishte i aftë të hidhte rrënjë të forta në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Shpërbërja në vitin 1991 e shërbimit sekret të njohur si Sigurimi la pa punë rreth 10 mijë agjentë të përshtatur me kriminalitetin. 7 vjet më pas, shembja e skemave piramidale që prekën mijëra persona të cilët futën aty kursimet e tyre shkaktoi trazira dhe hapjen e depove duke bërë që të binin në dorë të popullatës mbi 550 mijë armë të kalibrit të vogël të ushtrisë.

Ato ishin të nevojshme në konfliktet e hapura në Shqipëri, Kosovë, por dhe luftërat ballkanike duke pasur parasysh lidhjen e fortë mes kriminelëve, politikanëve dhe gueriljeve (me disa lojtarë që i kanë kaluar të trija rolet). Në fund të viteve 90 sidomos Shqipëria veriore, ku besnikëria e klaneve ishte gjithmonë e rëndësishme u kthye në një vend të dhunshëm pa ligje, i copëtuar nga grindjet vrastare.

Megjithatë, ndërsa mafiozët individualë kishin emigruar, ka pak prova që bandat e formuara prej tyre në Ballkan të jenë përhapur në nivel ndërkombëtar të tipit “Cosa Nostra” apo si të një tjetër mafie italiane e njohur si “Ndrangheta”. Shumë kriminelë të etnisë shqiptare u transformuan në të tillë vetëm pasi emigruan në Europë.

Raporti i antidrogës italiane: Mafia shqiptare po bashkëpunon me “Ndragheta” për trafikun e kokainës

Të dhunshëm, të pamëshirshëm dhe të ashpër janë shumë më pak të sofistikuar se mafiozët e vërtetë. Ka pak shenja të aleancave me politikanët për të shpëtuar aktivitetet e tyre apo të për ricikluar pasuritë e të mirat materiale në Ballkan. Është pikërisht kjo pakujdesi që i bën ata sa të frikshëm shpesh herë aq edhe të pambrojtur nga policia.

Zonja Arsovska merr si shembull atë që ndodhi në New York me organizatën kriminale shqiptare “Rudaj”. Në vitet ’90 ishte kaq e pushtetshme sa disa e quanin “familja e shtatë kriminale” e qytetit. Të tjerët me origjinë italiane mbeten në aktivitet ndërsa banda e Rudajt është në burg.

*Ky artikull është publikuar i plotë vetëm në botimin print të “The Economist” nën titullin “Piranja nga Tirana”. ©Përgatiti LAPSI.al



14 Comments

  1. Mafiozet shqiptare jane thejshte sigurimsat qe gjejne rehat te partia socialiste ? e ka thene dhe ai durrsaku, apo ishte shijaks ? Politika boterore po shijon spektaklin se nuk fund ata do dalin fitimtare me nje kriminel si rama ( po 100% kriminel se eshte ne politike dhe jo te llotoja ku rri plaka vet )

  2. Bushati its a bllokman. Bllokmenet nuk kane per ta kuptuar ndonjehere pse duhet bere kompromisi i jetes se tyre dhe te lene idealet e spermes se hoxhes pikerisht ne kete moment.

  3. Apo mos duhet te jem i drejtperdrejt kur flas me ju se kaq ju duhet te filloni te flisni per komunikim dhe te fluturoni me presh ne bythe.

  4. shqiptaret jane kriminela ordinere qe kerkojne te pasurohen brenda nje kohe te shkurter, edhe sa do e madhe apo e vogel te jete vlera arijme deri ssa e vrasim personin tjeter, edhe sna ka fajin as Rama apo Berisha, por koncepti te pasurohemi sa me shpejt, ne shumicen e rasteve hesapet i lajne ne shqiperi, ne na ka ngordhe nervi punes e mendojme demokracin ndryshe, edhe e bejme ate ndryshe

  5. sa bukur i hypen vetja ne qef malokve rilindas qe degjojne nje gje te re dhe kujtojne sikur mesuan. ska gje do rriteni. harruat sa shpejt kaluan vitet. per mua u bene me shume se 3 vjet qe jetoje ferrin. po ja u ngjiti mire spermen ne tru Rama. Kane filluar flasin per humanitet ( ku ishit ju mer rracqira ). kane filluar madje thone shqiptari vritet me njeri tjetrin ( flisni per veten tuaj o rracqira apo ju nxorri rama te beni si te kuptueshem, qe te fsheh dhe vjedhjen e diturise dhe te pervetesoje cdo mundim paqesor per te ecur para dhe te shantazhoje te tjeret me ane te Endri Fuges dhe spermave te tjera Ramore ). Nuk e moren seriozisht internetin, harruan shpejte, tani flasin per dashamiresi ( fallco ) dhe ecin me slloganin e jetes se tyre ndaj te tjereve ” mos rri po ngrihu”. nderkohe qe per vete nuk jane ngritur ndonjehere se vetem kane pritur deri sa te ishte momenti i duhur per vjedhje. prisni ramen kur te jap urdher te ngrihen studentet e PS. Ne te tjereve na rroft toleranca, sa per inteligjencen artificiale ne rrjet, ata na e ngopen bukur, perfituan nga nje kokmushke si rama dhe disa budallej si puna jone qe tani kaluam per frikacak se medemek jemi skllever te vetes tone. sa per te huajte ” kanceri ju vrafte familjet “

    1. o te qifsha ropt ku ti keshe, se ska ketu per politike o qora me sy hapur, flasim ne cdo vend qe jemi kemi m bushur burgjet, ne cdo qytet te shqiperise vriten, per larje hesapesh, fladsim qe per 2000 € shesim c4 me telekomande pavaresisht kujt i vihet, edhe ska pse te na djege, realiteteti, ju qifsha ramen edhe salen kut i kene me te bukurat legena qe mbetet duke bere politike, por duke mos e vene asnjehere gishtin mbi sjedhje tone si shqiptare

      1. O toç kuklle te thashe njeher fol per veten tende. Un gishtin evkam drejtuar me kohe tek rrug zgjidhja thjeshte jane ata pallat e karit si puna jote qe moren konfidenca dhe tani na bejne si babaxhan. Ku karin ishte ti mor te qifsha rracen e fisit ne pidh ? Je automatikisht militant partiak i asnje partie sepse je kokerr kari. Ke nevoje per nje padron qe te te qi ne bythe mengjes drek darke njelloje si rama

          1. Po po pirdh se lirohesh nuk ca te thuash tani. Edhe un jam jasht o vari kars

  6. Shqiptaret kane krijuar ca grupe banditesh qe pas nje fare kohe fillojne e vrasin njeri tjetri. Mafia ka rregulla dhe organizim dhe nuk hapet bythesh sic bejne kokpa;aret

  7. ne shqipri nuk quhet mafja quhet krim i organizuar pasi eshte e lidhur drejt per drejt me qeverine, i vetmi faktor qe nuk e lejon te nderhyet eshte teknologjia dhe pikerisht organizimi i fshirjes se dokumentave dhe eventualisht vjedhjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *