• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Paquetà firmos me Milan deri në 2023, por prezantimi…

Sport



Mungonte vetëm komunikimi zyrtar i Milan, por edhe detaji i fundit është mbyllu me sukses: Lucas Paquetà është lojtari i ri kuqezi, e do të bashkohet me skuadrën të hënën kur të rifillojë stërvitja, ndërsa një ditë më pas do të bëhet edhe prezentimi në orën 15. Braziliani është blerë nga Flamengo për 35 milionë euro plùs bonus, por konsiderohet si pasuesi i Kaka në Milano, ndaj dhe pritshmëritë për të janë të mëdha. Një ngjashmëri tjetër me brazilianin e famshëm, përvec mënyrës së lojës, është se edhe Kaka mbërriti tek Milan në merkaton e janarit, duke u bërë menjëherë deciziv. Kushedi nëse historia nuk përsëritet edhe këtë herë, kur kuqezinjtë kanë shumë nevojë për një dorë ndihmë, për të arritur zonën Champions.

KOMUNIKATA
“AC Milan komunikon se ka blerë me titull përfundimtar nga Clube de Regatas do Flamengo (Flamengo) të drejtën e përfaqësimeve sportive të Lucas Tolentino Coelho de Lima (Paquetá). Mesfushori brazilian ka nënshkruar një kontratë që e lidh me Klubin kuqezi deri në 30 qershor 2023. Lindur në Rio de Janeiro në 27 gusht 1997, Lucas Paquetá është rritur futbollistikisht në moshat e Flamengo, për të debutuar në skuadrën e parë në 28 maj 2017 kundër Clube Athlético Paranaense. Me Flamengo ka koleksionuar 65 prezenca, duke shënuar 13 gola e duke fituar në 2017 Kampionatin Carioca. Ka debutuar me fanellën e Kombëtares së Brazilit në 8 shtator 2018 në miqësoren e fituar për 2-0 kundër Shteteve të Bashkuara. Paquetá do të bashkohet me shokët në Milanello në 7 janar, kur të rifillojnë stërvitjet. Konferenca e shtypit e prezantimit do të bëhet të martën në 8 janar në orën 15.00 në Casa Milan”




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *