• |
ide | kryesore

Milionat e Chelsea apo dashamirësia e Tares: për Hysajn situata nuk është aq e zezë

F1, Sport



Elseid Hysaj nuk po gjen hapësirën e sezonit të kaluar në Napoli dhe kjo nuk është e paditur, por që qendrimi nën urdhërat e Ancelottit është bërë i pamundur, kjo u kopsit nga dalja e fundit e menaxherit të tij që ka lëshuar sinjalin e merkatos, që është kapur në ajër nga pretendentët për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

Nuk është vetëm Chelsea i trajnerit të tij të preferuar Maurizio Sarri, sepse në lojë për shkodranin është futur edhe Lazio, në kërkim të një mbrojtësi të djathtë. Shqiptari është i preferuar i bashkëkombasit të tij Igli Tare, drejtori sportiv bardhekaltër, por vështirë se Aurelio De Laurentiis do ta shesë lirë, duke parë moshën e re të ish-lojtarit të Empoli.

Sipas asaj që shkruan Il Messaggero, vështirë se Lazio mund ti lejojë vetes të derdhë një shumë aq të lartë sa ajo që kërkon presidenti i Napolit. Në këtë rast, do të vlente dëshira e lojtarit, që duhet të zgjedhë mes komoditetit dashamirës të Lazios dhe milionave të Chelsea, i gatshëm të kënaqë dëshirat e Sarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *