• |
ide | kryesore

Henri Çili shet gazetën Mapo

Lajme, Të fundit



Prej ditësh qarkullonin fjalë, por tashmë është fakt. Gazeta e përditshme Mapo e themeluar në 2010 nuk do të jetë më nën drejtimin e Henri Çilit apo Institutit Pashko që ishte shumë pranë Universitetit Europian të Tiranës. Këtë e ka konfirmuar vetë Çili i cili në një editorial -me sa duket të fundit- për gazetën shkruan se Mapo do të kthehet në industrinë e mediave duke ndryshuar pronësinë por duke ruajtur stafin (Lexo këtu) .

Ende nuk dihet se cilët janë blerësit e gazetës së përditshme, e cila në 2013 mbrojti një mandat të tretë për berishën dhe 4 vite më pas një mandat më shumë për Edi Ramën, por flitet se është ish kryebashkiaku i një qyteti periferik. Gjithësesi deri më tani Mapo nuk e ka shpallur identitetin e pronarëve të rinj.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Mendoj se e ka blerë rama si shpërblim për përkrajhjen e pakursyer që i ka dhënë kjo gazetë pro pusht -it( pushtetit). Ok . Nuk ka problem. Nuk e dija se jeni edhe ju ishitur! Uroj të kaloni në kazanin e Ramushit!

  2. Mendoj se e ka blerë rama si shpërblim për përkrajhjen e pakursyer që i ka dhënë kjo gazetë pro pusht -it( pushtetit). Ok . Nuk ka problem. Nuk e dija se jeni edhe ju ishitur! Uroj të kaloni në kazanin e Ramushit! Po,po , e kam thënë.

  3. Nga te dhenat e fundit nje mik i mire i zenit e ka blere Mapon e cilit ofroje dyfishin e cmimit me dyshime se mund ta blenin njerzit e like floririn dhe kete rradhe nuk e fali saliu dhe zeni,ditet ne vazhdim do e bej te ditur dhe emrin e mikut te zenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *