• |
ide | kryesore

Video/ Një kampion bote për Bayern Mynih: zyrtare, por…

Sport, Video



Bayern Mynih bën goditjen e madhe në merkato, duke firmosur me Benjamin Pavard, kampion bote me Francën në Rusi 2018. Mbrojtësi i djathtë, një nga zbulimet e Botërorit, do të marrë krahun ku dikur luante legjendari Philipe Lahm. Me një tweet të thjeshtë, por krenar, bavarezët kanë lajmëruar blerjen e mbrojtësit që do ta mbyllë sezonin me Stuttgart.

Pavard prezantohet tek gjigantët bavarezë me statusin e kampionit të botës dhe me kartvizitën e një goli spektakolar në Rusi, atë në gjysëmfinalen kundër Argjentinës. Aq sa për të dhënë idenë se cfarë lojtari kanë vënë nën kontratë Bayern…

Kjo ka qenë edhe lëvizja që kanë nxjerrë jashtë loje Napolin, që e ndoqi gjatë 22 vjecarin francez: “Mund të konfirmoj se Pavard do të mbërrijë në Allianz në 1° korrik 2019 – është shprehur Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern Mynih -. Ka firmosur një kontratë pesë vjecare. Është një lojtar i ri dhe kampion bote, jemi të lumtur dhe krenar që u treguam të aftë të merrnin një lojtar të tillë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *