• |
ide | kryesore

Flet Basha: Hetim për informacionet që ka pasur në dorë Gent Cakaj

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për lënien pa certifikatë sigurie të Gent Cakës si zv.ministër i Jashtëm. Basha thotë se është e papranueshme që ai ka qëndruar në një pozicion të rëndësishëm shtetar pa u pajisur nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.

“Papërgjegjshmëria politike e Ramës për të dërguar fillimisht një ushtarak si ministër ishte e papranueshme. Tani është dërguar një person që ka thyer ligjin për informacionin e klasifikuar. Në këtë vend ku skandalet plasin çdo ditë ky mund të duket i vogël, por kjo është shumë e rëndë. Në veçanti në momentin që ne jemi anëtarë të NATO-s ne nuk mund të kemi ministër të jashtëm një person që ka thyer standardet e sigurisë. Si ministër i jashtëm ai ka thyer ligjin për tu pajisur me certifikatë sigurie.

Unë i marr të mirëqena ato që thotë presidenti i Republikës. Sot informacioni ka një rëndësi të veçantë dhe si mund të lejojmë një person të tillë. Është e papranueshme që DSIK e ka lejuar këtë person në zyrat e shtetit pa certifikatë sigurie. Ndaj duhet një hetim i thellë për këtë çështje për të parë se çfarë informacionesh ka pasur në dorë ky njeri gjatë qëndrimit si zv.ministër i Jashtëm” – tha Basha ne emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. ‘ Si ministër i jashtëm ai ka thyer ligjin për tu pajisur me certifikatë sigurie. ‘ …

    Bullshit.. ky lulushi do ti japi ceshtjes nje ngjyrim rrezikshmerie kombetare..

    Pa na e nxirr ligjin qe thote se ministrat duhet te paisen me certifikate sigurie. Nuk ka asnje ligj te tille.

    Jane mbledhur qelbesirat dhe po luajne rolin e patriotit te madh.

  2. shiko kur te dalin tani papagajt dhe trushplaret e Lapsit si ari kari , lenini stalini dhe i biri i dreqit dhe do perserisin ne kor..

    ‘ nuk ka certifikae sigurieeeeee, skandaaaal ‘ , ‘ nuk ka certifikae sigurieeeeee, skandaaaal ‘ , ‘ nuk ka certifikae sigurieeeeee, skandaaaal ‘

  3. Kush do ta beje hetimin? Luli apo Meta,nje familje me hajdute ,ler qe skemi as hetuesa dhe as gjykata dhe as pare.Lul karavastaja ja qive nonen shqiperise ,por mir ja ke bo.

  4. Transformim te pseudonimit ne forma kuqalesh i kemi ketu, nga bijte e tyre qe jane bere profesioniste ne keto marifete, tamem si ujqerit e kodoshet e tyre. Ju bastarde, qe ligjet e pisjes me certifikate sigurie, po ia kerkoni Bashes, me pare shihni e analizoni veprat tuaja kaqe keqeberese e bajate e kapitulluese, sa qe edhe me qeverite me te humbura te afrikes nuk ndodhin. Per dijeni kodosheve, sepse nga partishmeria e sektit, bejne aludime, e llomotitje aqe shabllone, e pa interes sa qe ashiqare te le pershtypien se po bejne politike te qelbesirave. Mos mbroni dicka qe eshte shkelur, kur po ua thone politikanet qe jane me te mire, e me te ditur se ju e se psikopati, sepse ligjin me kulturen shkollareske e dijet ne juridiksion i dine shume here me mire nga ju injorante te sektit kuqal.

  5. Harroi Basha qe kur ishte vet solli Fazllicin ne komisionin e siguris. Ne cdo mbledhje dhe Fazllici leshonte certifikata sigurie.

  6. Nga 8 komentet që shoh këtu, 7 prej tyre janë të një dore, të një idioti që pretendon se edhe Basha nuk e ka pasur çertifikatën e sigurisë kur ka qenë ministër i jashtëm.
    Me siguri që ky injorant as që e ka idenë se çfarë përfaqëson ky dokument.
    Nëse prokuroria do ta hetonte këtë rast, me siguri do të kërkonte ndëshkimin e disa personave që kanë lidhje me këtë shkelje të rëndë, jo vetëm të ligjeve të Shqipërisë, por edhe atyre ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *