• |
ide | kryesore

Kjo është deklarata e Gent Cakajt, që e pengoi të bëhej Ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk ka pranuar ta dekretojë të riun nga Prishtina, Gent Cakajn, kryediplomat të Shqipërisë. Meta e ka quajtur Cakajn të papërvojë, ndërsa në arsyetimin e mosdekretimit ka përmendur edhe deklaratat e tij pro korrigjimit të kufijve të Kosovës. Meta, në letrën e tij, i ka shpjeguar Edi Ramës pse e refuzoi emërimin e Cakajt, ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme.

Sipas Metës, Cakaj në angazhimin e tij si zëvendësministër i së njëjtës ministri ka treguar mungesë përvoje.

Tutje, qëndrimi i Cakajt për temën e korrigjimit të kufijve të Kosovës është marrë nga Meta si arsye për mosdekretim të tij.

“Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë, por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e saj nga Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në letër të Metës, transmeton Gazeta Express.

Cakaj është cituar në letrën e presidentit të Shqipërisë për qëndrimin e tij rreth temës së korrigjimit të kufijve ku kishte thënë:

“Tani te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje. Evoluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”.

Këtë qasje të Cakajt, Meta e ka konsideruar si destruktive dhe të rrezikshme. Prandaj, ai ka refuzuar që të dekretojë të riun nga Kosova si kryediplomat të Shqipërisë.

Kryeministri Rama që më parë e kishte këshilltar Cakajn, e emëroi atë në vend të ministrit Ditmir Bushatit.

Nga ana tjetër, Meta akoma nuk e ka dekretuar as shkarkimin e Bushatit.

Rama bashkë me Cakajn kishte vendosur që të emëronte ministre të Arsimit, Besa Shahinin, që po ashtu është nga Kosova. /Express/



10 Comments

  1. Lapsi eshte: Ilir Meta good, Sali Berisha good, Lulzim Basha good, te gjithe te tjeret bad, baaaaaad, baaaaaaa.

  2. Harroi te pyeste babane shpirteror B.Haxhiun “koken e madhe” qe sot po keshillon Rilindjen…sigurisht me rroge.

  3. Cektesia diplomatike, e jo letersia, apo filozofia ramiste, nuk e justifikon kete sorrist ne postin e propozuar, sepse eshte plotesisht ne dem te interesave kombetare si Shqiperise, poashtu edhe e kosoves. Nje minister qe propozohet per ne ate post, sulmon opoziten si anti kombetare, vaj medet se c;fare llustrash mund ti beje Serbise, e Greqise, pra eshte pjelle e keqeberesve te kombit, karrierist qe shet aftesine per politikat e castit, prandaj mendoj, se mos aprovimi i presidentit ka baza llogjike e ligjore. Cdo mendim, e kundervenie, ashtu sic po vepro kydebil KM, eshte ofenduese per eliten profesionale diplomatike shqiptare, e per qendrimin qeveritar kaqe shterrues per maredheniet me kombet e tjera.

  4. Shqiperia eshte me fat qe ka nje njeri si Ilir Meta. Shihet qarte se vendosja e ketij quni ne postin me te larte diplomatik te nje vendi eshte me prapavij te madhe politike. Futja e hundeve te batonoviqit te bene te kuptosh me shume se qellimi i gjithe kesaj ka qene ndarja sa me e lehte dhe falja e territorit te Kosoves kundruall serbise. Batonoviq eshte njeriu kryesor ne idene per shkembim dhe ndarje tw Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *