• |
ide | kryesore

Fabregas-Monaco është zyrtare, por video e njoftimit bëhet virale

Sport, Video



Lajmi që ishte në qarkullim, është zyrtar, por ajo që ka bërë më shumë bujë në transferimin e Cesc Fabregas tek Monaco është mënyra me të cilin klubi francez e ka prezantuar spanjollin, përmes një video që u bë menjëherë virale.

Njoftimin e ka bërë vetë klubi i principatës me videon e publikuar në profilin e tyre zyrtar në Twitter. Mesfushori spanjoll kargohet kështu nga Chelsea për të përballuar një aventurë të re në Francë.

31 vjecari do të gjej kështu në pankinë ish-shokun e tij të skuadrës tek Arsenal, Thierry Henry, që, këtë herë do të jetë trajneri i tij. Fabregas do të ketë tashmë fatet e mesfushës së Monaco, me shpresën që mund të udhëheqë skuadrën drejt ngjitjes në klasifikim.

Pak pas njoftimit, Chelsea ka publikuar një video-vlerësim për të falendruar e përshëndetur spanjollin, që ka qendruar në Stamford Bridge për katër sezone.

https://www.youtube.com/watch?v=Vt9NPIxwU_4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *