• |
ide | kryesore

FOTO/ Tenisi humbet një kampion të madh: lot dhe dhimbje në konferencën emocionuese për shtyp

Sport



Andy Murray i thotë lamtumirë tenisit. Shpresa e ish-numrit 1 të botës për të rezistuar deri në korrik, në mënyrë që të luante turneun e Wimbledon, duket e venitur. Një dhimbje e madhe në kockën e legenit e ka bërë të pamundur për kampionin britanik, të vazhdojë karrierën, ose të paktën ta mbyllte atë përpara publikut të shtëpisë.

Për Murrey me shumë mundësi Australian Open do të jetë Turneu i fundit i madh, ashtu si skocezi ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp në Melbourne, ku nuk përmbajti dot emocionet, lotët dhe dhimbjen për largimin nga sporti: “nuk më lejon të luaj e të stërvitem. Do të doja të largohesha në Wimbledon, por nuk jam i sigurtë nëse mund tia dal. Ka shumë mundësi që Australian Open të jetë turneu im i fundit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *