• |
ide | kryesore

Chris Evert, një prej më të mirave në histori, sëmuret sërish: “Tumori është kthyer, tani më duhet kimioterapi”

Sport
Evert



Chris Evert, një nga tenistet më të forta të të gjitha kohërave, ka bërë të ditur se është prekur sërish nga kanceri i vezoreve. “Kanceri i vezoreve është kthyer,” tha 68-vjeçarja fituese e 18 titujve Slam për ESPN. “Edhe pse është një përgjigje që nuk doja ta dëgjoja kurrë, ndihem edhe një herë me fat që u kap në kohë. Javën e kaluar iu nënshtrova një operacioni tjetër robotik dhe mjekët hoqën të gjitha qelizat e kancerit nga zona. Tani kam filluar një raund tjetër kimioterapie”.

Lexo më tej: Ish-numri 1 në botë i tenisit, bën njoftimin tronditës: “Kam kancer në vezore, po bëj kimio”

Evert ishte diagnostikuar me kancer në vezore në janar 2022. Tenistja e kishte zbuluar këtë sepse motra e saj më e vogël, Jeanne Evert Dubin, kishte vdekur nga e njëjta sëmundje dy vjet më parë në moshën 62-vjeçare. E kështu, ajo kishte vendosur t’i nënshtrohej testeve gjenetike që gjetën tumorin në një fazë ende të operueshme. Pas një operacioni dhe një cikli prej gjashtë trajtimesh kimioterapie, ajo iu kthye komenteve në fushë për sportin e saj. Tashmë ish-kampiones do t’i duhet të lërë punën për disa kohë. Ajo nuk do të jetë e pranishme në Australian Open. Evert shpreson të jetë “e gatshme për pjesën e mbetur të sezonit Grand Slam”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *