• |
ide | kryesore

Rekordi i përjetësisë: 52 vjeç, ish-lojtari i Genoa, rinovon kontratën me klubin

Sport



Kazuyoshi Miura mund të jetë i vetmi që ka zbuluar sekretuin e përjetësisë. Sulmuesi japonez datëlindja 1967 e ka surprizuar të gjithë botën edhe një herë, duke rinovuar kontratën me Yokohama FC e përgatitet për sezonin e tij të 34 si profesionist. Miura luan aty nga 2005 dhe ka përmirësuar rekordin, që mbahej nga vetë ai: u bë lojtari më i vjetër që luan në fushat e futbollit profesionist, në moshën 50 vjec e shtatë ditë. Ish-sulmuesi i Genoa nuk njeh plakje, pavarësisht flokëve të bardha, të paktën në fushë.

Në moshën gati 52 vjecare (në shkurt), Miura, që ka luajtur edhe në Itali me fanellën e Genoa në sezonin 1994-1995, do të vazhdojë të zbresë në fushat e J2-League (divizioni i dytë) japonez e është po aq entuziast san ë nënshkrimin e kontratës së tij të parë si profesionist: “Kam rinovuar kontratën për sezonin 2019. I falenderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë. I jam mirënjohës të gjithëve. Do të marr pjesë në shumë ndeshje, në një ndeshje të vetme, nuk dua ta humbas për një minutë, për një sekondë. Mendoj se dua ta përballoj futbollin ballë për ballë, të shkoj në stërvitje cdo ditë me maksimumin e forcës” ka thënë Miura në lidhje me rinovimin historik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *