• |
ide | kryesore

G-Easy bashkëpunim me Gashin

Paparazzi, Slider



Edhe pse ka pak vite që e ka filluar karrierën, emri i tij si një artist i hip-hopit u lakua shumë sapo nënshkroi kontratë me shtëpinë diskografike të reperit amerikan Jay Z (bashkëshorti i Beyonce).

E kemi fjalën për reperin Gashi, që në bashkëpunim me emra të njohur si French Montana apo Dj Snake, kanë sjellë hite që janë pëlqyer masivisht nga publiku e madje kanë qenë edhe pjesë e klasifikimit “Billboard”.

Së fundmi me anë të disa postimeve në Instagram Gashi ka bërë të ditur bashkëpunimin që do të ketë me reperin gjithashtu shumë të njohur G-Eazy.

Kënga do të mbajë titullin “My Year” që do të thotë “Viti im” dhe mendohet se do të jetë një ndër këngët më të mira që ka bërë ndonjëherë.

Artisti 28 vjeçar, i lindur në Libi me prindër shqiptarë, tashmë duket se po sheh sukses në skenën botërore me artin që bën.

Jo vetëm ai, por edhe artistë të tjerë shqiptarë po na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë me sukseset e tyre ndërkombëtare!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *