• |
ide | kryesore

Deklarata bombë e William Walker: Ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje. Liderët kosovarë kanë frikë gjykatën speciale

Lajme, Të fundit



Ish-drejtues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, duke folur për idenë e korrigjimit të kufijve si mënyrë për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo është e padrejtë për Kosovën.

“Ende nuk kam dëgjuar ndonjë zgjidhje të mundshme nga tryeza e bisedimeve që të jetë e zbatueshme, që të zgjidhte problemet”, ka thënë ambasadori për Zërin e Amerikës ish diplomati qe zbuloi.masakrën e Reçakut.

“Dëgjon për shkëmbime territoresh apo ide të tjera. E di që Bashkimi Evropian kërkon një zgjidhje, një marrëveshje të negociueshme, e di që Shtëpia e Bardhë kërkon një zgjidhje. U deklarua kohët e fundit se do të mbështesim çdo marrëveshje për të cilën bien dakord palët. Mendoj se kjo është e padrejtë për Kosovën. Serbia është në një pozitë më të fuqishme. Ata kanë mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera në anën e tyre. Kosova është në pozitë të dobët”.
Sipas tij, disa politikanë kosovarë mund të jenë të shqetësuar nga Specialja

“Jam disi i shqetësuar se klasa e tanishme politike, disa anëtarë të saj, janë të shqetësuar për një gjë tjetër që u rëndon mbi supe që është zyra e Prokurorit Special”.
“Disa prej tyre mund të ndjejnë se nëse nuk bëjnë atë që u thotë Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara, mund të akuzohen shumë më lehtë”.



3 Comments

  1. Kemi degjuar pak zera te huaj racional per marreveshjen Thaçi-Rama-Vuçiç, kohet e fundit. Kjo e ish-ambasadorit Walker eshte nje e tille!

  2. Flm William Walker!.

    Verejtje
    Thaq mavria, thote
    jam Kosova e forte,
    Qe do I marr serbise
    PA I dhone Asgjehiç,
    UHUHU huhuhu

    Eh, thaq I kapuri, dtth thaq – edvin mavria!
    NA bubullonte VIZIONIN SHEKULLOR DO MARR– Jo se do shkembeJ
    ( Mitrovicen e arte me ca cope humbetira….)
    SI nuk proteston thaqmavria qe I vene ne goje një herezi: shkembim territoresh?.

    Kaq Çkelqesa Jane dy Moster-xhahilat tane!!
    Dy tradhetare-gomere ne një dere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *