• |
ide | kryesore

William Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës

Arkiva, Lajme, Të fundit
William



Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veriun e vendit e ka alarmuar edhe ambasadorin William Walker. Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë thotë se për këtë ngjarje të rëndë duhet një investigim i plotë për të kuptuar se kush ishin ata persona të armatosur rëndë dhe se kush i ka autorizuar ata. Walker kërkon që të bëhet një investigim edhe ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

“Për këtë rast të rëndë duhet një investigim i plotë. Duhet të kuptojmë se kush janë ata persona, kush i ka autorizuar dhe ku e kanë marrë gjithë atë armatim. Kur palët janë duke negociuar për normalizim të marrëdhënieve atëherë si është e mundur që kjo të ndodhë? Vuçiç ka shumë pyetje për t’iu përgjigjur tani. Një investigim serioz duhet të bëhet edhe ndaj KFOR-it sepse ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin, kur në fakt ata duhet të arrestoheshin dhe të ballafaqoheshin me drejtësinë”, – ka thënë ai për Tëvë1.

Diplomati amerikan në pension thotë se Serbia duhet t’i ekstradojë sulmuesit në Kosovë, dhe kështu te filloj një proces gjyqësor ndaj tyre. Pas asaj çfarë ndodhi më 24 shtator, Walker pret reflektim nga komuniteti ndërkombëtar sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është e rëndësishme tani që Serbia ti ekstradojë sulmuesit për në Kosovë dhe kështu të fillojë një proces gjyqësor ndaj tyre. Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se Mitrovica e Veriut i takon Republikës së Kosovës dhe nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës. Ngjarja e rëndë e 24 shtatorit tregon edhe njëherë se sa i rrezikshëm mund të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku serbët mund të fitojnë autonomi në pjesën veriore të vendit. Besoj që tani komuniteti ndërkombëtar do të reflektoj pas asaj çfarë ndodhi me 24 shtator”, – shprehet ai.

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që sulmuesit e Policisë së Kosovës dhe që ikën në Serbi, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprën e tyre. /Marrë nga Tëvë1



5 Comments

  1. Ne Sebrenice te Bosnjes Hercegovines,ku 28 vjet ma pare( 11-22 Qershore 1995) u masakruan mbi 8000 civile,KFOR-i me ushtaret Hollandez ishte caktuar per ruajtjen e tyre.Dhe Karaxhic,Mlladic me urdher te Milloshevicit,ndihmuar nga ministri i propagandes serbe ALEKSANDAR VUCIC,kryen masakren ma te madhe kunder muslimaneve Boshnjake pas luftes 2-te Boterore.
    USHTARET E KFOR-t ishin “garantuesit” e sigurise te tyre dhe pikerisht ushtaret HOLLANDEZ.
    Hetimet per sulmin ndaj policise te Kosoves nga grupi(kompania) terroriste serbe,duhet te shtrihen edhe ndaj pjastareve te KFOR-it qe asistuan dhe lejuan terheqjen e kriminaleve ne Serbi.
    Rada Trajkovic,polikane serbe ne Kosove,nje dite me pas ka permendur versionin e nderhyrjes me negociata per lejimin e kriminaleve qe te largohen pa u arrestu.
    A MOS PRAP KFOR-i KA NDIHMU qe kriminelet te mos dalin para drejtesise ne Kosove !!??

    1. Mos ka qene Vuçiç tjeter se vllau i liderit tone nuk ka mundesi te kete qene.b
      Sulm frikacak dhe i neveritshem _ tha lideri per sumin e Ankarase.
      Por per ngjarjen ne Kosove, si nje vella i mire, i beri thirrje Serbise te ndaj mendjen nga do shkoj.

    2. Sikur te informoheshe do te kuptoje se Ushtaret paqeruajtes Hollandeze ishin ne misionin UN. dhe jo KFOR i cili eshte NATO? Per ate masaker kane kaluar ne gjyq te Mlladic dhe Karadzic. Kjo ndodhi nuk ka asnje lidhje me ate te paren. Kosova po ka bythe le te mbrohet vete.. Mjaft me ankesa..per te tjerat shifna ke katuni i shpellarios or tej

    3. E vertete o mik, e kjo ndoshta vjen ngaqe ne jemi musulmane e europa e krishtere per musulmanet e europes nuk eshte fort e bindur per te na ndihmuar!

  2. Aleksander Vuçiçi ka pasur mbeshtetje te sigurta nga dikush qe guxoi te bente kete plan per te filluar luften ne Kosove. Pregaditi e furnizoi me arme grupin ushtarak brenda republikes se Kosoves dhe ofroi ushtrine e Serbise ne kufite e Kosoves. Njekohesisht merte pjese ne bisedime me kryeministrin e Kosoves. Dy standarte qe vene ne pikpyetje rrolin e bashkebiseduesve Europiane. Jane pjese e lojes apo naiv? Po Kryeministri i Shqiperise qe ka nje pozicion tejet te dyshimte ne kete loje skishte informacion apo i injoronte me fudulleken e tij klasik te dhenat qe
    i jepnin pala Kosovare?! Eshte bere nje loje e piset ne kuriz te shqiptareve te Kosoves, gjithsesi nje beteje u fitua nga shqiptaret te tjera besoj se do kete Zoti na ndihmofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *